13.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Në shtëpinë e krenarisë kombëtare

LidhjaPrizrenit5-29Ky vit ka shënuar numër rekord të vizitorëve që nga paslufta, pasi numri i atyre që kanë qëndruar në mjedise të Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (LSHP) sillet rreth 50 mijë sish, ndërkohë që përgjegjës të Muzeut kanë thënë se ka shënuar rritje numri i vizitorëve nga Turqia, Maqedonia, si dhe atyre nga Japonia.

Vizitorë nga Tirana, Durrësi dhe ata nga qytete të Kosovës kishin ardhur në mënyrë individuale për të vizituar Kompleksin e LSHP-së, në kuadër të 28 Nëntorit. Ariola Balili, që tha se vjen për të tretën herë në Muze, shprehet e emocionuar sa herë vjen në këtë vend, që kujton krenarinë kombëtare.

“LSHP është ngjarja më e rëndësishme, që ndodhi si domosdoshmëri e ekzistencës së një kombi të vjetër të Ballkanit, ndërsa dëshmoi se shqiptarët ishin të vendosur ta formojnë shtetin kombëtar.

Përgjegjës të Kompleksit thanë për “Zërin” se këtë vit është rritur numri i të interesuarve për të vizituar këtë monument historik, ndërsa krahasuar me vitin paraprak, numri është shtuar rreth 12 për qind. Parim Kosova, përgjegjës ka thënë së sivjet ka pasur rreth 50 mijë vizitorë, ndërsa është në rritje, sidomos numri i bashkatdhetarëve tanë, të cilët jetojnë dhe veprojnë në botën perëndimore.

“Pjesa më e madhe e vizitorëve janë nga Shqipëria, Turqia, pastaj familje nga Maqedonia, ndërsa sivjet kemi pasur një numër të vizitorëve edhe nga Japonia, të cilët këtu kanë ardhur përmes agjencive turistike”, ka thënë ai.

Kosova ka treguar se nga vizitorët nga Maqedonia janë kryesisht shqiptarë, që me familjet e tyre në mënyrë individuale vijnë në LSHP, ndërsa ka edhe raste kur Muzeu vizitohet edhe nga kolektive të shkollave shqiptare.

Sipas tij, sivjet ka pasur më shumë edhe vizitorë nga Turqia, ndërsa në mesin e tyre nuk kanë qenë vetëm shqiptarët e shpërngulur atje, por ka pasur edhe turq dhe kurdë. Vizitorë ka edhe nga Serbia, por ata janë më të paktë dhe kryesisht vijnë në kuadër të ekspeditave të organizuara nëpër disa vende të rajonit.

Kosova tha se mosha e vizitorëve është e ndryshme, ndërkaq në çdo fundjavë këtë kompleks monumental e vizitojnë edhe delegacione të rëndësishme, të cilët zakonisht në librin e kujtimeve kanë shkruar se janë ndarë të kënaqur me atë çfarë kanë parë.

Monumentin e LSHP-së e kanë vizituar edhe pjesëtarë të trupës së huaj diplomatike në Prishtinë, si dhe pjesëtarët e organizatave të huaja me mision në këtë vend, përfshirë edhe ushtarakë të KFOR-it.

Kosova tha se falë ndihmës së Ministrisë së Kulturës, sivjet janë rregulluar vitrinat për vendosjen e eksponateve në sektorin e etnografisë, ndërsa është rregulluar edhe ndriçimi në mjediset e Kompleksit. Po ashtu tashmë është punësuar edhe një cicëron, që njeh edhe gjuhën angleze.

Kompleksin e riparuar të LSHP-së, që gjatë luftës ishte djegur nga forcat serbe e kanë vizituar edhe personalitete të ndryshme vendore e ndërkombëtare.

Më Shumë

Rike Roçi i jep fund lidhjes: Mbaroi sapo dola

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’. Ajo ka...

Kujtimet poetike të Fahri Musliut

Gazetari Fahri Musliu ka publikuar në rrjetin social Facebook disa poezi të cilat i  ka shkruar në  fund të vitit  ’70-të . “Poezitë janë të...

Lajmet e Fundit