Në të gjitha shkollat e komunës së Prizrenit, ka filluar gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2017/2018. Sipas drejtorit në largim të arsimit, Zahadin Shemsedini, në të gjitha shkollat e Prizrenit janë hapur dyert për nxënësit me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor.

Ai thotë se sipas informacioneve të marra, në asnjë shkollë nuk është paraqitur ndonjë problem që do të rezultonte me vonesën e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë. Mbarë ka filluar mësimi edhe në shkollën “ Emin Duraku”, thotë drejtori i saj Rrahim Bekteshi.

Për të nisur mbarë këtë gjysmëvjetor, jemi angazhuar si staf drejtues edhe gjatë kohës së pushimeve që të bëjmë përgatitje maksimale për mbarëvajtje të procesit mësimor në kushte sa më të mira në këtë institucion shkollor, u shpreh ai.

Edhe nxënësit e kësaj shkolle, Olta Zajmi dhe Liburn Gashi, thonë se ndjehen të lumtur për fillimin e gjysëmvjetorit të ri, dhe se ata pushimin dimëror e kanë shfrytëzuar duke u përgatitur maksimalisht drejt sukseseve që ata i synojnë.

Vitin e kaluar fillimi i gjsymëvjetorit të dytë në komunën e Prizrenit nuk kishte filluar me kohë, për shkak të disa problemeve që ishin paraqitur në disa shkolla me sistemin e ngrohjes.