9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Në zgjedhje me sloganin: “Votoni për Serbinë!”

Zgjedhjet-serbet nveriVotoni për Serbinë!”, është slogani që Qeveria e Beogradit do ta përdor për t`i ftuar serbët e Kosovës që të votojnë në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Në këtë mënyrë Beogradi mendon që t`i kundërpërgjigjet drejtpërdrejtë thirrjes së radikalëve në veri për bojkot të këtyre zgjedhjeve, shkruan “Tribuna”.

Slogani është zbuluar të dielën në takimin e delegacioneve nga Kosova e Serbia në kuadër të dialogut. Në takimin që ka qenë i nivelit të kryeministrave, Beogradi ka prezantuar këtë slogan duke i shpjeguar edhe arsyet pse subjekti i përbashkët politik i serbëve duhet të certifikohet në KQZ me emrin aktual “Iniciativa e qytetarëve Serbia”.

Më Shumë

Lajmet e Fundit