8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Nën arrest 240 të dyshuar për kontrabandim

Policia-arrestimPolicia e Kosovës thotë se ne nuk ka për qëllim pengimin e lirisë së lëvizjes së qytetarëve tanë, por synon pengimin e kontrabandimit të tyre.

Vetëm muajt e fundit janë nën arrest 240 të dyshuar si kontrabandistë.

“Ne si Polici e Kosovës lidhur me rastet që kanë të bëjnë më kontrabandimin me emigrantë kemi të evidentuar rreth 240 persona të cilët kanë qenë të përfshirë në kontrabandimin e emigrantëve, dhe ne si Polici e Kosovës tani që veç kemi informacione për metodën dhe mënyrën se si po tentojnë njerëzit të emigrojnë në vendet e BE-së, kemi ngritur kapacitetet tona në pikat kufitare ku kemi filluar të bëjmë edhe profilizimin e qytetarëve të cilët kanë tentuar të ikin të migrojnë në shtete e ndryshme, kuptohet që një numër ka pretendime të falsifikojë dokumentet dhe ne si polici po mundohemi që të parandalojmë kontrabandimin e emigrantëve”, tha Brahim Sadriu nga Policia e Kosovës, transmeton RTK.

“Ne përveç 240 rasteve që kemi evidentuar të personave me kontrabandim ilegal, kemi edhe tri raste që kanë të bëjnë me bashkëpunim ndërkombëtarë, ku ka pas persona që kanë qenë të përfshirë edhe në grup të organizuar nga Kosova dhe jashtë Kosovës dhe po them që këtë bashkëpunim e kemi ngrit edhe me shtet tjera të rajoni,t por edhe me gjerë”, tha ai.

Shqetësues e sheh faktin e migrimit edhe shefi i misionit të Organizatës Internacionale për Migrim, Jorge Baca Vaughan. Ai thotë se institucionet e Kosovës e kanë mbështetjen e misionit të tyre dhe se mbështet çdo formë të parandalimit të kontrabandimit me migrantë.

“Janë tre faktorë shtytës në gjithë botën, kushtet ekonomike, problemet e sigurisë dhe pastaj ambienti. Por në Kosovë papunësia është shtytësi kryesor për migrim.Migrantët gabojnë kur shpenzojnë para dhe tentojnë të migrojnë pa dokumentacione dhe vizë, dhe është e mundshme se trafikantët mund të ju keqpërdorin ju, vajzën tuaj, gruan, motrën apo kushërirën tuaj dhe kështu do ta gjeni veten në situatë shumë të vështirë kur jeni jashtë vendi.Ju e dini se Kosova dëshiron të bëhet anëtare e BE-së dhe është procesi i liberalizimit të vizave dhe duhet respektuar, dhe ju nëse e lëshoni Kosovën ju jepni mesazh negativ për vendet e BE-së”, tha Vaughan.

Ministria e Punëve të Brendshme insiston se është duke punuar intensivisht për parandalimin e migrimit dhe për këtë ka hartuar Strategjinë për Migrim 2013-2018.

Strategjia për Migrim 2013-2018 adreson zotimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës që të parandalojë migrimin e parregullt dhe të fuqizojë migrimin e rregullt, duke avancuar dhe lehtësuar migrimin ligjor dhe njëkohësisht ta shndërrojë migrimin në faktor pozitiv për zhvillimin ekonomik.

Më Shumë

“Fortnight”, kënga e re e Taylor Swift thyen rekord!

Kënga e re e Taylor Swift “Fortnight” po korr një sukses të jashtëzakonshëm. Spotify së fundmi njoftoi se kënga e 34-vjeçares “Fortnight”, me Post...

Liria zyrtarisht bie nga Superliga

Liria edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë, ndonëse ishte dorëzuar kohë më pak. Skuadra prizrenase gjashtë xhiro para fundit nuk ka më gjasa...

Lajmet e Fundit