8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Nga sot Ministria e FSK-së është Ministria e Mbrojtjes së Kosovës

Me 107 vota për Kuvendi i Kosovës ka votuar për shndërrimin e Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes së Kosovës.

Nis seanca për votimin e Ushtrisë
Me një minutë heshtje ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të votohen tri projektligjet për Ushtrinë e Kosovës.

Në sallë janë 107 deputetë dhe mungojnë ata të komunitetit serb.

Në seancën plenare me të vetmen pikë të rendit të ditës, do të votohet pakoja e ligjeve me të cilat ndryshohet roli i FSK-së nga Forcë e Sigurisë në Forcë Ushtarake, por pa ndryshim emri. Ky vendim, i cili vjen pas pesë vjetësh tentativë, është përkrahur nga Shtetet e Bashkuara e Gjermania, por kundërshtohet nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, që aktualisht ruan kufijtë e Kosovës. Ndërkaq serbët kanë alarmuar për rrezikun e përshkallëzimit të situatës, duke kërkuar ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për ta paralizuar mësymjen e Kosovës për themelimin e Ushtrisë.

Si rrallëherë këtë legjislaturë, Kuvendi ka në plan të mbajë një seancë që prodhon vendimmarrje. Në rend dite është votimi i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes; Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Pro miratimit të tyre janë deklaruar të gjitha grupet parlamentare shqiptare dhe komunitetet pakicë, me përjashtim të Listës Serbe.

Gjatë shqyrtimit mes dy leximeve janë rekomanduar edhe mbi 40 amendamente, me përkrahjen e Komisioneve funksionale, të cilat do të votohen në seancë.

Neni i Projektligjit që përmban kompetencat dhe detyrat e FSK-së, ka gjithsej tre paragrafë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës mbron sovranitetin dhe integritetin territorial, qytetarët, pronën dhe interesat e Republikës së Kosovës”, thuhet në nenin e ndryshuar, sipas rekomandimit të Komisionit për mbikëqyrjen e FSK-së. Në ligjin e sponsorizuar nga Qeveria thuhej vetëm “integritetin…”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë ushtarake multietnike, profesionale, e armatosur dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me mandatin e dhënë kushtetues dhe ligjor”, thuhet në pikën 2 të këtij neni.

Veprimet e përgjithshme që FSK-së i përshkruhen janë: Mbrojtja e integritetit territorial të Kosovës; Mbrojtja e qytetarëve dhe komuniteteve të Kosovës; Mbështetja ushtarake e autoriteteve civile, dhe; Pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare.

Më Shumë

Lajmet e Fundit