7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Nisma në Prizren: Nexhat Çoçaj dhe Isë Gashi në ‘luftë‘ për klane

Nisma në Prizren vlerëson se konkursi për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave në këtë qytet, është hapur për interesa klanore. Sipas këtij subjekti politik, reagimi i drejtorit të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçajt, kundër zyrtarit të Personelit, Isë Gashit,tregon më së miri se ky pushtet po keqpërdorë institucionet arsimore për intersa personale dhe klanore.

Reagimi i plotë i Nismës

Mosmarrëveshjet në Komunën e Prizrenit, lidhur me konkursin për drejtor dhe zëvendësdrejtor të shkollave të dates 16. 07. 2015 e vërtetojnë edhe një herë konstatimin e NISMES për Kosovën dega në Prizren, se ky konkurs është politik, ngase po publikohet në kohën kur pritet që Prizreni të shkojë në zgjedhje të parakoshme për kryetar komune dhe po synohet të zgjedhen drejtor të shkollave njerëzit e afërt me pushtetin. Por në këtë konkurs po vërehet edhe një fenomen tjeter, fjala është për mosmarrëveshje në mes të Zyrës se Personalit dhe Drejtorit të DKA – së , se kush duhet ta shpallë konkursin, kush duhet ta menaxhoj konkursin etj.

Gjithashtu ka edhe dallime thelbësore rrreth kushteve dhe kritereve të cilat duhet ti plotësojnë kandidatët për drejtor shkolle. Pa dashte te paragjykojmë epilogun e këtij konkursi, ne si parti politike opozitare, konstatojmë se Komuna e Prizrenit në rastin konkret po dëshmon se në vendimmarrjet e tyre dispozitat ligjore interpretohen sipas interesave të klaneve të caktuara dhe secili dëshiron të tregohet me i fortë politikisht se tjetëri.

Vetem në Komunen e Prizrenit ndodhë që një drejtor komunal ( drejtori i DKA) të kërkojë “ mbrojtjen” e ligjshmërisë në nivel qëndror, konkretisht në MASHT dhe Komisionin Parlamentar për Arsim të Kosovës, duke anashkaluar institucionin e Kryetarit të Komunës. Institucionin që edhe e ka emëruar në këtë pozicion politik. Ky veprim dëshmon për politizimin e arsimit, ky politizim e ka sjellur arsimin e Prizrenit, në një gjendje të rënduar. Pra lufta mes Zyres se Personelit me ne krye Isa Gashin dhe DKA-se se Nexhat Çoçajt mbetet ende e hapur, kjo tregon edhe njehere se ky pushtet punon per interesa te ngushta klanore dhe asnjehere nuk respektojnë dispozitat ligjore ne as edhe nje konkurs çka do te thotë se nuk punojnë asnjeherë në interes te pergjithshem të qytetareve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

32 vjeçari nga Suhareka dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Vdekja e 60-vjeçares nga Rahoveci

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës raportoi se ka vdekur një grua nga Komuna e Rahovecit pasi e njëjta është rrëzuar nga një lartësi...

Lajmet e Fundit