11.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Një ekip mjekësor nga spitali i Prizrenit dërgohet në Shqipëri për asistim

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, Basri Sejdiu, ka marrë vendim që të dërgojë një ekip mjekësor nga Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit në Shqipëri për të asistuar në vendet e prekura nga tërmeti.

Ky ekip mjekësor në përbërje të tij do të ketë ekspertë mjekësor të profileve të ndryshme që do të dalin në ndihmë popullatës në situatën e krijuar pas tërmeteve, njofton Klan Kosova.

“Duke parë nevojën për asistencë mjekësore në vendet e prekura nga tërmetet në Shqipëri, kam marrë vendim që të dërgojmë ekipin mjekësor nga Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit. Ekipi i dërguar do të ketë mjetet e nevojshme për punë, përfshirë edhe barnat dhe materialin shpenzues që nevojitet në situata të tilla, të siguruara nga SHSKUK. Dy pacientë nga këto zona, kanë filluar të marrin shërbimet e dializës në kuadër të Spitalit të Prizrenit”, ka shkruar Sejdiu.

Më Shumë

Mourinho mund të jetë zëvendësues i Kloppit në Liverpool

Të zëvendësosh Jurgen Kloppin nuk është aspak e lehtë, trashëgimia që tekniku gjerman ka lënë në Liverpool është shumë e madhe, por tifozët e...

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Në njoftimin e IHMK-së bëhet...

Lajmet e Fundit