8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Një muaj paraburgim për shantazhuesin e femrës në “Facebook”

faebookGjykata Themelore në Prizren, ia ka caktuar një muaj paraburgim A. Duragut për shkak se ka shantazhuar një femër në rrjetin social “Facebook” . Zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj tha se Duraku dyshohet se me këtë veprim ka kryer veprën të shantazhit.

“I pandehuri do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 24.11.2014 në ora 14:00, dhe do të zgjasë deri me datën 24.12.2014”, tha Kicaj transmeton PrizrenPress.

“I pandehurit dyshohet për shkelje të Kodit Penal , se me datën 23-24.11.2014, në kohë të pacaktuar, në Prizren me qëllim të përfitimit të kunderligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër se do të zbuloj diç në lidhje me të e që do ta dëmtojë nderin apo autoritetin e saj”.

“ I pandehuri në mënyrë të kundërligjshëm hynë në faqen e Facebook, i siguron disa foto nudo të dëmtuarës e më pas edhe e shantazhon të dëmtuarën duke i thënë se këto foto do t’i publikojë në rrjetin social- internet, duke e detyruar të dëmtuarën që t’ia sjellë të hollat në shumën prej 50 euro, gjë që e dëmtuara e njofton Stacionin Policor në Prizren”, tha Kicaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit