7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Një muaj paraburgim për trafikantin që u kap me drogë në Landovicë të Prizrenit

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale I.A. nga fshati Bardhoc i Kukësit, , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikeve.

Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se me datën 08.01.2019 rreth orës 19:30 minuta, në fshatin Landovicë të Prizrenit është gjetur se pa autorizim posedon 30 kilogramë drogë me qëllim të shitjes apo të shpërndarjes

“Pas kontrollit të detajuar në bagazhin e automjetit janë gjetur tri(3) qese najloni (thasë), me substancë të dyshuar psikotropike të llojit marihuan me peshe të përgjithshme prej 10.06 kg, 9.91 kg, dhe 10.02 kg – gjithsejtë 29.99 kg”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Më Shumë

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Vërmicës nga ana e Kosovës dhe Morinës nga ana e...

Ti je për mua një krijesë e trishtë

Poezi e shkruar nga Cesare Pavese. Përktheu: Orjela Stafasani Ti je për mua një krijesë e trishtë një lule e përkohshme poezie që bash në çastin kur e...

Lajmet e Fundit