18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Një muaj paraburgim prizrenasit që sulmoi nënën e tij pse s’i dha para

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji të pandehurit me iniciale V.R nga Prizreni.

I pandehuri dyshohet se më datën 17.02.2018, rreth orës 10:15 minuta, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prizren, pas një mosmarrëveshje me nënën e tij – të dëmtuarën me iniciale S.R., derisa e njëjta ishte duke punuar në QKMF si motër medicinale, i pandehuri shkon në vendin ku punon, dhe nga e njëjta kërkon para, dhe pasi që e dëmtuara nuk i jep, i pandehuri e sulmon fizikisht atë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, raporton Koha.net.

“Gjykata në bazë të raportit policor dhe shkresave të bashkangjitura kërkesës për caktimin e paraburgimit, ka vërejtur se i pandehuri ka edhe çrregullime psikike dhe është trajtuar nga ana e mjekëve derisa ka qenë në ndalim, gjithashtu ai ka deklaruar se është përdorues i mjeteve narkotike një kohë të gjatë dhe kjo e bën të paqëndrueshëm në veprimet e tij”, thuhet në njoftimin e Themelores.

I pandehuri, sipas Gjykatës, është i njohur si recidivist, andaj gjykata e ka caktuar masën e paraburgimit.

Kjo masë të pandehurit do t’i llogaritet prej kohës së ndalimit me datë 17.02.2018, nga ora 10:20 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 17.03.2018.

Më Shumë

Fqinji i theu hundën 4-vjeçarit në Prizren, flet prindi i tij: E mori nga duart e nënës sime dhe e goditi

Një akt brutal ka ndodhur në Prizren pasi një katërvjeçar është sulmuar nga fqinji i tij. Në një intervistë për Kosova Today të Klan Kosovës,...

Parashikohet rënie e temperaturave në javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për javën e ardhshme parashihen ulje e temperaturave të vlerave ekstreme dhe reshje të shiut. E hëna...

Lajmet e Fundit