10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Një muaj paraburgim, rrezikoi trafikun urban në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale A.S. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, rrezikimi i trafikut publik .

Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se në ditën kritike me datën 11.01.2019, rrethe orës 19:20 minuta, në rrugën “Tirana” të Prizrenit në drejtim të rrugës “Wiliam Woker” i pandehuri, duke drejtuar automjetin e markës “VVPasat 35 I”, nga pakujdesia në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor, ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion dhe ka vënë në rrezik jetën e njerëzve. Ai nuk e ka përshtat shpejtësinë e lëvizjes brenda vendbanimit me kushtet dhe rrethanat në rrugë, në atë mënyrë që kur e dëmtuara – këmbësorja me inicialet F.D. në vendkalimin e shenjëzuara për këmbësor ndërmerr veprimin e kalimit të rrugës, duke mos e ndalur automjetin e tij e godet këmbësoren, e cila si pasojë e lëndimeve të pësuara dërgohet në emergjencën e Spitalit Regjional të Prizrenit trajtim mjekësor.

Më Shumë

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell. Pritet që lokalisht të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu,...

Policia në Prizren realizon 47 urdhëresa gjyqësore për vepra penale

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren shpalli rezultatin e realizimit tw urdhërave gjyqësore për periudhën kohore 15 prill - 19 prill 2024. "Gjatë kësaj periudhe,...

Lajmet e Fundit