11.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohen në Prizren

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e parë të këtij viti. Sipas këtyre të dhënave, numri më i madh i vizitorëve të huaj në Kosovë përqendrohet në Prishtinë e Prizren, ndërsa turistët me numër më të madh ishin nga Shqipëria, Turqia, SHBA, etj.

Në këtë tremujor numri ishte 64 501 vizitorë, prej tyre 42.69% ishin vizitorë vendorë, kurse 57.31% ishin vizitorë të jashtëm. Ndërkaq, numri i bujtjeve ishte 86 227, ku 40.70 % e bujtjeve ishin nga vendorët dhe 59.30% nga të huajt.

Pjesë e anketës ishin 187 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, Prizrenit.

Më Shumë

Mira Murati, anëtarja më e re e Akademisë së Shkencave

Shqiptarja Mira Murati, një nga emrat më të njohur në botën e teknologjisë, do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Asambleja e...

Vdes në QKUK personi që u aksidentua javën e kaluar në Prizren

Ka vdekur në QKUK personi i cili u aksidentua gjashtë ditë më herët në Prizren. Policia ka bërë të ditur se viktima ishte duke u...

Lajmet e Fundit