13.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Nxënësit e shkollave në Prizren, rrezikohen nga droga

Përfaqësuesit e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, kanë pranuar se nxënësit e shkollave të ndryshme të kësaj komune rrezikohen nga shitja e substancave narkotike në afërsi të institucioneve arsimore parauniversitare. Ata kanë theksuar se kanë zhvilluar takime me drejtuesit e Policisë rajonale të Prizrenit dhe akterët tjerë me qëllim të zbulimit të rasteve të tilla, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit të nxënësve për rrezikun nga substancat narkotike.

Drejtuesit e DKA-së pohojnë se rastet e tilla dëshmojnë se sa të rrezikuar janë nxënësit nga shitësit e substancave narkotike.

“Nxënësit e shkollave të Prizrenit janë të ekspozuar rrezikut të madh nga përdorimi i drogës”, ka thënë drejtori i DKA-së në Prizren, Zahadin Shemsedini,shkruan Koha Ditore.

Sipas tij pikërisht për shkak të këtij rreziku, dy javë më parë DKA-ja ka organizuar një takim me drejtuesit e Policisë rajonale në Prizren, sektorin anti-drogë dhe të gjithë drejtorët e shkollave të Prizrenit.

“Në këtë takim është shtruar nevoja e bashkëpunimit të ngushtë mes të gjitha hallkave në mënyrë që të zbulohen rastet e shitjes së substancave narkotike afër shkollave. Nga drejtorët e shkollave është kërkuar me bashkëpunua me prindërit, nxënësit, kujdestarët e klasave si dhe me gjet forma të ndryshme që me i zbulua rastet kësaj natyre sepse ka raste të shitjes së substancave narkotike në afërsi të shkollave dhe ndaj këtij rreziku nuk janë të ekspozuar vetëm shkollat e mesme por edhe ato fillore”, ka deklaruar Shemsedini.

Ai ka theksuar se autoritetet policore kanë vënë në dispozicion numra telefoni për raportim 24 orësh të rasteve të kësaj natyre.

Ndërkaq të martën Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë një aksioni të zhvilluar në ditën e hënë ka gjetur një sasi të konsiderueshme të marihuanës në një lokacion në afërsi të shkollave në rrugën “Elbasani” në Prizren. “Gjatë i implementimit të planit operativ “Stop drogave në shkolla” është kontrolluar një lokacion në afërsi të kompleksit të shkollave në Prizren, pasi dyshohej se shpërndahet dhe shitet substancë narkotike e llojit marihuanë, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar 12 paketime të mbështjella në qese plastike të madhësive të ndryshme, me peshë prej 2 kilogramë e 581 gramë. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në të njëjtën rrugë të Prizrenit, ku ndodhet kompleksi i shkollave, Policia edhe muajin e kaluar pat “gjetur dhe konfiskuar 31 paketime të mbështjella në qese plastike të madhësive të ndryshme me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej afër 3.8 kg”./Koha Ditore/

Më Shumë

Sot moti me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Moti sot në Kosovë parashikohet të jetë me diell dhe po ashtu edhe me vranësira. Siç bën të ditur Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht...

Kryhet një operacion i vështirë në spitalin e Prizrenit, pacienti me shëndet të mirë

Mjekët e Repartit të Urologjisë në Spitalin e Prizrenit kanë kryer një operacion të vështirë. Dr.Halil Xhibexhiu tregon se pacienti pas operacionit është lirur me...

Lajmet e Fundit