16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

O’Connell viziton Haskukën, bisedojnë edhe për depolitizimin e arsimit

Ambasadori britanik Ruairí O’Connell, ka vizituar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

O’Connell e Haskuka kanë biseduar për rrjedhën e projektit të renovimit të rrugës “Marin Barleti” dhe depolitizimin e ndërmarrjeve lokale, administratës së komunës dhe të arsimit.

“Secili takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairí O’Connell, është një kënaqësi e veçantë. Shkëlqesia e tij, pos që është njohës i shkëlqyeshëm i gjuhës shqipe, ai është edhe dashamir i madh i qytetit tonë. Prizrenin e viziton shpesh, ndërsa në vazhdimësi avokon për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të qytetit tone”, shkruan Haskuka në “Facebook”.

“Sot me ambasadorin biseduam për rrjedhën e projektit të renovimit të rrugës “Marin Barleti” dhe depolitizimin e ndërmarrjeve lokale, administratës së komunës dhe të arsimit. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do t’i ofrojë asistencë Komunës në përzgjedhjen e stafit profesional, në mënyrë që në të ardhmen të krijojmë një administratë të depolitizuar”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit