9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Oficerët e zhdoganimit të doganave, pushojnë të dielave

Kufiri ne vermicAutomjete komerciale që presin të hyjnë në Kosovë, po hasin në vështirësi të mëdha. Që nga 1 gushti punonjësit e doganave pushojnë gjatë vikendeve.Në pikën kufitare të Vërmicës makinat presin me orë të tëra. Terminali i ri në Prizren, ndërkaq është i vogël për të përballuar numrin e madh të automjeteve e shumë nga produktet që importohen, nuk mund të rrinë gjatë në këto temperatura të larta, që po mbretërojnë këto ditë.

Abdyl Lokaj, vozitës i një kamioni me karburant, ka mbërritur që mbrëmë në mesnatë në pikën doganore të Vërmicës, por deri në orën 15, të pasdites së sotme, ai nuk po mund të udhëtojë për Ferizaj, pasi siç i kanë thënë zyrtarët doganorë, nuk po punon sistemi i regjistrimit të automjeteve komerciale.

Ai thotë se materiali që ai importon, është mjaft delikat, për t’i rezistuar temperaturave të larta.

Sikur të mos mjaftonte kjo, për automjetet komerciale që presin të hyjnë në Kosovë, problem mbetet edhe zhdoganimi në Terminalin e Prizrenit, siç pohojnë ata, që nga 1 gushti, punonjësit e Doganave të këtij sektori të dielave janë pushim dhe Terminali është i vogël.

Sipas zyrtarit për informim të doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, që nga 1 gushti, të dielave nuk do të ketë oficerë doganorë, që të zhdoganojë automjetet komerciale, pasi sipas tij, niveli i zhdoganimit është i ulët, gjë që bën që kostoja e doganimit të jetë më e lartë se përfitimi.

Sipas Stavilecit, kjo është e rregulluar sipas Udhëzimit administrativ të Doganave të Kosovës, ku këta të fundit do të përcaktojnë ditët dhe orarin e zhdoganimit.

Më Shumë

Vdekja e 60-vjeçares nga Rahoveci

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës raportoi se ka vdekur një grua nga Komuna e Rahovecit pasi e njëjta është rrëzuar nga një lartësi...

Reshjet e borës e bëjnë me “bardhësi” Prevallën (VIDEO)

Pas reshjeve të shpeshta të shiut që kanë rënë këto ditë, kanë nisur edhe ato të borës. Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar video nga Prevalla...

Lajmet e Fundit