11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

OJQ-të, vatër milionash, propagande dhe spiunazhi

Diskutimi i zhvilluar gjatë këtyre ditëve, rreth Projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, ka ngritur seriozisht dyshimin e bazuar se në Kosovë është shumë i përhapur fenomeni i shpëlarjes së parave të pista edhe përmes të OJQ-ve të ndryshme. Këtë shqetësim e ka ngritur deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i cili ka thënë se, sipas njohurive që ka ai, madje informacioneve shumë zyrtare, ka pasur organizata joqeveritare, të cilat kanë marrë gati 300 mijë euro në muaj për financimin e veprimtarive të tyre.

Sipas tij, një nga këto OJQ ka pasur vetëm një individmenaxher në atë organizatë. Mirëpo, kjo nuk është vetëm një rast, derisa problemi akoma më i madh qëndron në faktin se nuk mund të sigurohen akoma informacione se kush realisht i kontrollon këto OJQ, sepse nuk ka auditime të këtyre OJQ-ve, derisa informacionet flasin se në gjithë territorin e Kosovës vetëm gjatë vitit 2015 janë regjistruar hiç më pak se 496 OJQ. Nga ky numër, sipas raportit të publikuar nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Departamenti për organizata qeveritare, rreth 490 OJQ janë vendore, kurse ndërkombëtarët kanë regjistruar 96 organizata të tilla. Ekspertët e fushës së legjislacionit dhe analistët politikë theksojnë se këto të dhëna, të bëra publike, janë alarm serioz, që flet se OJQ-të dhe financimi i tyre në Kosovë nuk është nën kontroll të duhur institucional, dhe për shumë dyshime të ngritura ka hapësirë veprimi edhe nga Prokuroria e Shtetit.

Organizatat që shpëlajnë trurin

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, i ka thënë gazetës se shikuar për nga analizat e punës së OJQ-ve në vendet e tjera, OJQ-të do të duhej të ishin subjekte të rëndësishme për ta luajtur një rol kontrollues aktiv ndaj pozitës, përkatësisht Qeverisë, si qendrore, ashtu edhe asaj lokale, me qëllim të ndërtimit më të mirë të normave ligjore dhe të funksionimit të shtetit ligjor, por në Kosovë ka devijime të mëdha në këtë fushë veprimi. “OJQ-të në Kosovë janë shndërruar në mekanizma për të degjeneruar mentalitetin e qytetarit, duke sjellë mendime dhe ide të dëmshme për ndërgjegjen dhe moralin tonë. Ato janë mekanizma, që kanë sjellë në vend edhe ide politike dhe ideologjike nga më të ndryshmet. Kemi një konglomerat të nduarnduarshëm të ideve, nga ato të djathta, të qendrës dhe të majta, deri te idetë terroriste, të karakterit fetar dhe natyrisht edhe të një karakteri armiqësor.

Kemi OJQ që kryesisht u shërbejnë armiqve të shtetit dhe të së drejtës”, tha prof. Kelmendi. Grupi tjetër i OJQ-ve, sipas tij, është ai i qëllimit të pastër të përfitimit material dhe asgjë më shumë. “Kemi grupin tjetër të OJQ-ve për të fituar para, përkatësisht financa, dhe janë shndërruar në mekanizma bankarë të spastrimit të parave. Në OJQ-të e vendit dhe ato ndërkombëtare kemi para nga të tëra anët e botës. Financat vijnë edhe nga Rusia e Serbia, nga vendet arabe, ato të BE-së dhe nga kush jo. Për OJQ-të, pra e rëndësishme është vetëm paraja, pavarësisht punës që kryejnë në kontinuitet”, tha Kelmendi për “Kosova Sot”. Sipas tij, institucionet e drejtësisë duhet të alarmohen dhe të merren seriozisht me hetimin e veprimtarisë së të gjitha OJQ-ve vendore e ndërkombëtare, sepse ka disa prej tyre që realisht janë shndërruar në rrezik permanent për shtetin dhe popullin. “Nëpër këto OJQ janë instaluar dy lloj shërbimesh. Në njërën anë, shërbimi kriminal i spastrimit të parasë së pistë dhe, në anën tjetër, janë shërbimet informative të shteteve, të cilat po kryejnë shumë punë kriminale ndaj vendit tonë. Çështjet e tilla duan analiza dhe masa konkrete”, theksoi Kelmendi./kosova sot/

Më Shumë

Policia shqipton mbi një mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1501 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Serbia paraburgos mërgimtarin nga Hasi që e ndaloi dje, akuzohet për krime lufte

Policia serbe ka arrestuar një kosovar me pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe. Bëhet fjalë për...

Lajmet e Fundit