11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Operacioni i rrallë në QKUK, mjekët shpëtojnë gruan shtatzënë nga Prizreni

Një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale ka ndodhur në Qendrën Klinikeve Universitare të Kosovës, respektivisht në Klinikën e Gjinekologjisë me Obstetrikë pranë SHSKUK-së në Prishtinë.

Një grua 39 vjeçare, V.B., nga Prizreni, kishte një patologji shumë të rrallë e cila në bazë të shënimeve mjekësore haset në raste të vogla dhe ekziston vetëm disa raportime për raste të tilla.

Kjo patologji e cila haset 1 në 7000 lindje, respektivisht 5.7% të vendosjes abnormale të placentës, u operua me sukses nga mjekët e QKUK-së.

Ekipa e cila kreu operacionin e lindjes “Sectio Cesarea” ishte i përbërë nga gjinekologët, Dr. Naser Berisha dhe Dr. Naser Rafuna dhe urologët, Dr. Xhevdet Çuni dhe Ardian Prenaj.

Prizrenasja ishte e diagnostikuar me Dg. Gravi hbd 35+2, placertae praevia. Operacioni zgjati katër orë dhe sot në vizitë pacientja në fjalë ishte komunikative.

“Kjo është një patologji shumë e rrallë e cila në bazë të shënimeve mjekësore haset në raste të vogla dhe ekzistojnë vetëm disa raportime për raste të tilla. Është komplekseron i rrallë por shoqërohet me gjakderdhje të mëdha gjatë lindjes dhe pas saj që kërcënojnë jetën e shtatzënës dhe foshnjës”, shpjegohet ndër të tjera.

Sipas mjekëve të QKUK-së, rasti në fjalë kalojë shumë mirë dhe është lajm i mirë për qytetarët e Republikës se spitalet publike kanë kuadër të përgatitur dhe ofrojnë tretman edhe kur spitalet private heqin dorë për trajtimin e pacientëve të tillë.

Vlen të theksohet se edhe para 6 muajsh në QKUK është realizuar me shumë sukses një operacion i njëjtë në Klinikën në fjalë.

T

Më Shumë

Totaj e Lladrovci diskutojnë për një bashkëpunim ekonomik

Në një takim zyrtar sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, në prani të miqve anglezë. Diskutimet u fokusuan...

Kuvendi i Prizrenit bart mbi 2 milionë euro në projekte për vitin 2024

Kuvendi i Prizrenit ka miratuar sot bartjen e mjeteve të të hyrave vetanake të rritura nga ato të planifikuara për vitin e kaluar. Shuma e...

Lajmet e Fundit