6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Opozita në Prizren kërkon shkarkimin e drejtorit “ekstremist”, Mensur Bytyçi

Partitë opozitare në Prizren kërkojnë shkarkimin e drejtorit të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, Mensur Bytyçi. Sipas opozitës, organet e drejtësisë duhet të merren seriozisht nëse Bytyci vërtet ka qeën i përfshirë në ekstremizm fetar.

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Mybera Mustafa thotë se të dhënat e publikuara për dyshimet e Bytyçit, se ka lidhje me ekstremizmin fetar që kanë vepruar dhe veprojnë në Kosovë duhet të hetohen dhe të vërtetohen.

“Nëse janë të dhëna të vërtetuara, mendoj se duhet shkarkuar”,thotë Mustafa.

Edhe kuvendari i i VV-së, Arbër Rexhaj thotë se organet e drejtësisë duhet të merren me zbardhjen e rasteve të tilla.

“E kam lexuar këtë raport të publikuar nëpër media. Gjithashtu e njoh edhe drejtorin e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik të Prizrenit. Ai meqë është zyrtar dhe udhëheqës i një drejtorie duhet të jep llogari para organeve të ndjekjes meqë ai përrmendet në një raport shumë kredibiliteti të njësitit antiterrorizëm”,thotë Rexhaj.

“Nuk mjafton arsyetimi i tij se ka kontribuar vetëm për shqiptarinë. Jemi të vetëdijshëm që njësiti anti- terrorizëm deri me sot ka nxjerrë raporte të shumë shqiptarëve të Kosovës të përfshirë në forma të ndryshme në organizata që janë të nderlidhura direkt me grupe terroriste në lindje, prandaj organet e rendit duhet të marrin masa sa me parë ndaj rasteve të tilla”, shprehet ai.

Rexhaj thotë se morali politik në “Qeverinë Muja’ nuk ekziston,prandaj edhe nuk pret largimin apo shkarkimin e Bytycit.

“Fundja një gjë të tille se pari do të duhej ta bënte vetë Muja,pastaj ta kishte të drejtën morale ta shkarkonte këtë drejtor”.

“Kjo qeverisje është e begatuar se prapthi me njerëz të dënuar e të ndjekur nga ligji duke marrë primatin e një prej komunave më të korruputuara në Kosovë”, thorë Rexhaj

Emri i drejtorit të Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit, Mensur Bytyçi, është përmendur në një raport të Inteligjencës së Njësisë kundër terrorizmit në Policinë e Kosovës, ku janë dhënë përshkrime mbi organizatat që dyshohet se kanë lidhje me ekstremizmin fetar e që kanë vepruar dhe veprojnë në Kosovë.

Sipas këtij raporti, Bytyçi është bashkëpunëtor i organizatës “Kur’an”, bashkë me disa persona të tjerë, në mesin e të cilëve është edhe një zyrtar tjetër i Komunës së Prizrenit.

Në raport Bytyçi figuron si pronar i librarisë “Pena”.

Ndërkaq, Bytyçi ka mohuar të ketë lidhje me ekstremistët islamikë apo organizatat terroriste.

“Nuk jam bashkëpunëtor i askujt, por vetëm i Kosovës dhe i shqiptarisë. Kam qenë shërbëtor i denjë për pavarësinë e Kosovës, dhe këtë e kam dëshmuar me vepra”, ka thënë
Bytyçi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Kolla e keqe”, infektologu Ramadani tregon tri fazat që kalon i infektuari

Ka arritur në 14 numri i të prekurve nga sëmundja infektive Pertussis, e njohur në popull si kolli i keq. Instituti Kombëtar i Shëndetit...

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Lubizhdës së Hasit

Në Lubizhdë të Hasit, të premten është mbajtur manifestim përkujtimor në nderim të 14 dëshmorëve dhe 40 martirëve të këtij lokaliteti. Familjarë të dëshmorëve...

Lajmet e Fundit