10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Opozita e Rahovecit quan luks shpenzimet për pajisje me mobilie

komuna e rahovecitRaporti financiar lidhur me shpenzimet buxhetore të Komunës së Rahovecit për periudhën 9-mujore ka përplasur opozitën dhe ekzekutivin në takimin e Komitetit të Politikës dhe Financave. Në të është diskutuar për shpenzimet e luksit të koalicionit qeverisës PDK-LDK, në të cilat dominojnë ato për pajisje me mobilie.

“Pajisja me mobilie të Administratës komunale është luks. Derisa në 2013 për këto mobilie janë shpenzuar 3.909 euro,për 9-mujorin e këtij viti kjo shifër shkon në 9.200 euro. Po ashtu edhe për naftë për ngrohje janë bërë shpenzime të mëdha. Për 2013 janë harxhuar 25, kurse për 2014 kjo shumë arrin në 36.770 euro.

Për këto drejtori do të arsyetohet se ka borxhe të trashëguara”, ka theksuar kryetari i Grupit të këshilltarëve të AAK-së, Fatmir Iska.

Sipas tij, edhe për mirëmbajtjen e ndërtesës krahasuar me 2013, kur u patën shpenzuar 5, ndërsa në këtë vit 21.639 euro. Kjo rritje shpenzimesh ka ndodhur edhe për mirëmbajtjen e objekteve të shëndetësisë prej 17 mijë euro, kurse për vitin e kaluar zero, ka shtuar Iska.

Iska është i bindur se nëse deri më 26 dhjetor nuk bëhen pagesat e borxhit ndaj operatorëve ekonomikë në vlerë prej 1.3 milionë eurosh, atëherë këto mjete kanë për të shkuar në suficit/koha ditore/

Më Shumë

Suharekë: Sot varroset personi që dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sdjeshme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Mira Murati, anëtarja më e re e Akademisë së Shkencave

Shqiptarja Mira Murati, një nga emrat më të njohur në botën e teknologjisë, do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Asambleja e...

Lajmet e Fundit