16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Ora e rrymës djeg kulmin e një shtëpie në Prizren


Kulmi i një shtëpie është përfshirë nga flaka në Prizren.

Shkaktar i djegies ka qenë ora e shtyllës elektrike.

“Për shkaqe të pa njohura, ora e rrymës elektrike e vendosur në një shtyllë elektrike ka marrë flakë, e cila pastaj ka përfshirë një pjesë të kulmit të shtëpisë së viktimës”, njofton Policia e Kosovës.

“Më pas një kabllo e rrymës eklektike si pasoj e zjarrit është këputur dhe ka rënë mbi veturën pronë e viktimës “.

“ Njësitet relevante policore , njësiti i zjarrfikëseve, dhe një ekip i KEDS-it, ju kanë përgjigjur vendit të ngjarjes”.

“ Pos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar . Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Paraburgim për dy të dyshuarit për dhunimin e të miturës nga Prizreni

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për dhunimin e një vajze të mitur. Të dyshuarit thuhet se janë...

Totaj priti në takim përfaqësuesit e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Dogru yol”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot përfaqësuesit e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Dogru yol”, të këtij qyteti. Kjo shoqëri mban gjallë që 73 vjet...

Lajmet e Fundit