9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

OSBE përkrah komunën e Malishevës në punëtorinë për hartimin e buxhetit

Begaj-OSBE14-20Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune, ekipin e OSBE-së, për Komunën e Malishevës, me të cilët ka biseduar për çështje të ndryshme, që lidhen me punën e Komunës, ndërsa OSBE ka ofruar përkrahjen e saj për organizimin e punëtorisë për hartimin e buxhetit komunal, për vitin 2015.

Fillimisht Begaj, është njoftuar me anëtarin e ri të ekipit të OSBE-së, Yusuke Hara, i cili zëvendëson anëtaren e deritanishme, Kristina Jovanovska.

Ekipi i OSBE-së, ka ofruar mbështetjen e saj teknike, për drejtorinë për Buxhet dhe Financa, në organizimin e punëtorisë që ka të bëjë me hartimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, në mënyrë që pjesëmarrja përfaqësuesve të fshatrave të jetë sa më e mirë dhe kontributi i tyre në hartimin e buxhetit të jetë sa më i madh, me qëllim të hartimit të buxhetit në harmoni me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, ndërsa është vlerësuar si një hap shumë demokratik dhe shumë transparent, kjo formë e përpilimit të buxhetit, para se ai të dërgohet për miratim në Kuvendin e Komunës.

“Politikat e mia, janë të orientuar në këtë formë, që qytetari të jetë drejtpërdrejt i kyçur në vendimmarrje, prandaj edhe shqyrtimin e buxhetit e kemi paraparë në këtë formë, që hartimi i buxheti të bëhet nga qytetarët, bazuar në nevojat dhe kërkesat e tyre dhe që termi transparencë të mos përdoret vetëm në deklarata publike, por të transparenca të praktikohet”, tha Begaj, duke e arsyetuar formën e hartimit të buxhetit, në bashkëpunim me qytetarët.

Begaj dhe ekipi i komunal i OSBE-së, kanë biseduar edhe për punët e përditshme dhe për bashkëpunimin e mirë mes Komunës së Malishevës dhe OSBE-së, pastaj rrjedhat në Asamblenë Komunale dhe çështje tjera. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Qeveria reagon pas procesit të votimit: Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve

Qeverisë e Republikës së Kosovës ka reaguar në lidhje me procesin e djeshëm të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në...

Mbi 2 mijë patentë shofer të konfiskuar për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit 2024, 2mijë e 223 shoferëve u është konfiskuar patentë shoferi. Derisa...

Lajmet e Fundit