6.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Osman Hajdari: Keqpërdorimet e kaluara, do t’i dërgoj në Prokurori

Drejtori i ri i Administratës në Prizren, Osman Hajdari, paralajmëron se do t’i dërgojë në Prokurori të gjitha keqpërdorimet e mundshme të ish-drejtorit, Ilir Baldedaj.

Ai, tha se nuk dëshiron të mbajë përgjegjësi për abuzimet eventuale që kanë mundur të ndodhin në qeverinë e kaluar.
Hajdari tregon se Administratën në Prizren, e ka marrë me shumë probleme.

“Jemi duke i ekzaminuar të gjitha projektet edhe kontratat e kaluara. Nëse konstatojmë se ka tejkalim të kompetencave, keqpërdorime apo abuzime, ato do t’i dërgoj në Prokurori”, tha Hajdari, shkruan “PrizrenPress”.

Drejtoria e Administratës, në mandatin e fundit të Qeverisë së Ramadan Mujës është udhëhequr nga ish-drejtori Ilir Baldedaj, i cili është emëruar nga AAK.

Baldedaj nga Prokuroria, akuzohet për korrupsion.

Drejtori i ri i Administratës në Prizren, Osman Hajdari, tha se nuk dëshiron të mbajë përgjegjësi për punët jo të mira të qeverisjes së kaluar.

“Konsideroj se llogaridhënia është e domosdoshme”, shprehet ai.

Hajdari tregon se për shkak të keqqeverisjes, disa nga projektet janë shumë të dyshimta./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sarri jep dorëheqje, ja tre emrat në listën e Lazios

Maurizio Sarri nuk është më trajneri i Lazios. Strategu i njohur ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës së Serisë A pas humbjes me...

E pengoi dhe tentoi ta sulmonte personin zyrtar, arrestohet një burrë në Prizren

Është arrestuar një burrë në Prizren e cili dyshohet se ndaj një zyrtari të zyrës për vërtetime të kaluarës kriminale, tentoi të kryente sulm...

Lajmet e Fundit