13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Osman Hajdari: Zafir Berisha, luftëtar i shquar në luftë dhe paqe

Drejtori i Administratës së Komunës së Prizrenit, Osman Hajdari beson se ish-komandanti i U ÇK-së, Zafir Berisha do të dalë fitues edhe përballë Gjykatës Speciale.

“Kësisoj, gjykata speciale së fundmi paska ftuar edhe luftëtarin e shquar, personin që vjen nga një familje popull-mbrojtëse, liridashëse, paqedashëse dhe shtet-formuese, komandant Zafir Berishën”, shkruan Osmani në “Facebook”.

“Me këtë rast, për luftëtarët e lirisë në përgjithësi, dhe për Zafën në veçanti, shprehim indinjatën e thellë dhe njëkohësisht përkrahjen dhe solidarizimin me ta dhe familjet e tyre”.

“Gjykata Speciale, kjo padrejtësi nga shumë padrejtësi që i janë bërë shqiptarëve në historinë e hershme dhe të vonë të tyre, ashtu si edhe padrejtësitë e luftës së fundit në Kosovë, vazhdon të ftojë ushtarakë të shquar të luftës së lavdishme të UÇK-së”.

“Kjo gjykatë pa asnjë element të nevojës së themelimit të saj, u themelua në kohën kur faktorin politik të saj, mbase, e gjeti me një unitet të dobësuar dhe me politikanë të shantazhuar, por që, për fat të keq, i hapi rrugë ndjekjes së padrejtë të luftëtarëve tanë më të shquar”.

“Fitimtarë në luftë, fitimtarë për të njëjtën gjë në paqe!”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Biletat për koncertin e Dua Lipës në Kroaci u shitën për 10 minuta

Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop, Dua Lipa do të performojë në Kroaci në qershor, dhe për vetëm disa minuta ka shitur të gjitha biletat...

65 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

65 aksidente trafiku janë raportuar në polici brenda 24 orëve. 18 nga to me të lënduar, ndërsa 47 me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar...

Lajmet e Fundit