10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Osmani në Zhur: Ka parti që po tentojnë të blejnë vota

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë të shtunën në mbrëmje në Zhur, se disa parti politike po synojnë që të blejnë vota dhe besimin e qytetarëve, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Ka parti që po tentojnë të blejnë vota. Por nuk ka çmim me të cilin ata duhet ta blinin të ardhmen e fëmijëve tuaj. Mos lejoni me asnjë çmim me u rrezikuar e ardhmja e fëmijëve tuaj, dhe me u rrezikua Kosova si shtet. Të rinjtë, vajzat dhe djemtë duhet të gjejnë prosperitetin, perspektivën dhe të ardhmen e tyre në Kosovë, prandaj jemi këtu për të prezantuar Programin tonë për familjen, si fundament i shtetit”, tha Osmani.

Ajo tha se sa herë që është rrezikuar Kosova, janë qytetarët ata që me vullnetin e tyre e kanë shpëtuar vendin.

“Mos leni derë pa trokitur për të kërkuar besim. Duke kërkuar besim për LDK-në, po kërkoni një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj, sesa kjo që sot jemi duke e përjetuar. Më datën 6 tetor nuk duhet të ketë votues që rrinë në shtëpi. Të gjithë duhet të votojmë, që me vullnetin e lirë ta bëjmë ndryshimin e madh”, tha Osmani.

Më Shumë

Prizren, arrestohen 2 persona sulmuan zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi që ata kishin sulmuar zyrtarët policorë. Njëri nga të dyshuarit është dërguar...

Policia në Prizren mbajti ligjëratë në shkolla mbi temën “Dhuna në Familje”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim-DPP/Prishtinë, zbatuan Strategjinë e Inteligjencës dhe Policisë në Bashkësi. Në...

Lajmet e Fundit