16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Osmani: Shembullin e njerëzve punëtorë dhe fisnikë të Hasit duam ta sjellim në institucione (VIDEO)

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, para pak minutash e ka përfunduar takimin me banorët e fshatit Gjonaj të Prizrenit.Ajo në një lidhje direkte në Magazina Zgjedhore të Klan Kosovës ka treguar se çfarë ka biseduar me banorët e këtij fshati.

“Është hera e tretë, përafërsisht brenda një muaji, që ne mbajmë takime jashtëzakonisht të mira me qytetarët e Prizrenit anë e kënd. Sot, edhe me kërkesën e banorëve të Hasit, erdhëm në Gjonaj dhe po e shohim një entuziazëm të jashtëzakonshëm që nuk e kemi parë në këto 15 vjet”.

“Një përkrahje që rrallë herë ka qenë kështu. Shpresojmë shumë që edhe Gjonaj do të kontribuojë në rritjen e LDK-së në rajonin e Prizrenit në tërësi”.“Ne sot bashkëbiseduam lidhur me problemet që i kanë banorët e Hasit, por edhe kudo. Këtu fenomeni i ikjes së qytetarëve është jashtëzakonisht i madh”.Osmani ka thënë se shembullin e hasjanëve duan ta sjellin në institucionet e vendit.

“Në anën tjetër, folëm për aspektin pozitiv të shembullit jashtëzakonisht të mirë që e ka dhënë Hasi jo vetëm në Ballkan, por kudo në Europë të njerëzve punëtorë dhe fisnikë”.“Këtë shembull ne synojmë ta sjellim në institucionet e Kosovës që më në fund shteti i Kosovës të përfaqësohet nga njerëz punëtorë, fisnikë dhe të ndershëm që i shërbejnë vendit me nder dhe të cilët interesin e vetëm që e shohin është interesi i qytetarëve, pra që punojnë për qytetarë dhe jo pushtet”.

Kandidatja e LDK-së për kryeministre ka deklaruar se problemet që i kanë shfaqur banorët e kësaj ane, ajo i dëgjon çdo kund ku shkon.

“Shumë sinqerisht, problemet që i ka Hasi janë problemet e gjithës Kosovës. Kudo që shkojmë, qytetarët flasin për papunëssi, krim, korrupsion dhe nevojën për liberalizim, por jo si nevojë që liberalizimi të shfrytëzohet si ikje apo zbrazje e Kosovës, por si vlerë që dëshmon që edhe qytetarët e Kosovës janë europianë – sepse vërtetë janë, jo vetëm gjeografikisht, por edhe kulturalisht dhe nga potenciali që kanë”.

Më Shumë

Zyrtare: Roma konfirmon se De Rossi do të vazhdojë si trajner në 2024-25

Dan dhe Ryan Friedkin njoftojnë se Daniele de Rossi do të qëndrojë në krye të Roma-s në sezonin 2024-25. Pronarët e Roma-s, Dan dhe Ryan...

Mira Murati, anëtarja më e re e Akademisë së Shkencave

Shqiptarja Mira Murati, një nga emrat më të njohur në botën e teknologjisë, do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Asambleja e...

Lajmet e Fundit