13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

OVL e UÇK-së pritet të takohet me Haskukën, diskutohet kërkesa e PDK-së për ngritjen e shtatoreve

Përfaqësuesit e OVL –së së UÇK-së , do të takohen me kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Ata, do të bisedojnë rreth kërkesës së fundit të PDK-së, për ngritjen e gjashtë shtatoreve të dëshmorëve të kombit.

“ OVL ka kërkuar nga kryetari Haskuka që të bisedojnë për këtë çështje”, tregon një burim për “PrizrenPress”.

Dega e PDK-së në Prizren, ka kërkuar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nisjen e procedurave për ngritjen e shtatoreve të gjashtë komandantëve të UÇK-së.

Përmes një komunikate, ky subjekt politik ka bërë të ditur se kërkon ngritjen e shtatoreve të komandantit legjendar Adem Jashari, pastaj të komandant Drinit përkatësisht Ekrem Rexhës, të komandant Tahir Sinanit, të komandant Hysen Rexhepit, të komandant Agim Shalës dhe të komandant Skender Rexhepit.

”PDK, Dega në Prizren, kërkon nga kryetari i Komunës së Prizrenit që në seancën e radhës të propozohen lokacionet për vendosjen e përmendoreve në bashkëpunim më Shoqatat e Dala nga Lufta që veprojnë në qytetin tonë dhe të njëjtat ti kthejë për miratim në seancë të Kuvendit Komunal”.

Përfaqësuesit e OVL-së, ndërkaq nuk kanë informacione se cili anëtar i tyre ka biseduar për këtë cështje me PDK-në.

“OVL nuk ka biseduar me PDK-në për këtë çështje, prandaj do të bisedohet Haskukën”.

Grupi i kuvendarëve të PDK –së, ka paralajmëruar se do të jetë aktiv në përmbushjen e kërkesave për ngritjen e përmendoreve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nga 1 prilli nëse nuk e pastron baltën nga mjeti, gjoba do të jetë 1 mijë euro

Në fillim të prillit pritet të fuqizohet Ligji i ri për rregullat në trafik. Kështu, parashihen gjoba të ashpra ndaj shkelësve. Iniciuesit e këtij ligji...

25 vjet nga ndërhyrja historike për paqen në Kosovë

Sot mbushen 25 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve serbe. Aeroplanë të NATO-s bombarduan në territorin e Serbisë, Kosovës dhe Malit...

Lajmet e Fundit