9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Paguante kredinë me parat e manifestimit “Java e Remzi Ademjat”

Nexhat Cocaj-DKAPDrejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, me paratë e manifestimit “Java e Remzi Ademaj”, ka paguar edhe këstin e kredisë në bankë. Në aktakuzën e siguruar nga “PrizrenPress”, Çoçaj, akuzohet se në bashkëkryerje me arsimtarin Bedri Çejku, nga Prizreni, kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës ose autoritetit zyrtar.

“Në periudhën kohore maj-qershor 2012 në Prizren në cilësin e persionit zyrtar kryetari i Këshillit organizativ të manifestimit “Java e Remzi Ademajt”, Çejku duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për të akuzuarin Nexhat Çoçajn”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prizren.

“Në këtë mënyrë i akuzuari Bedri Çejku, si kryetari i Këshillit organizativ, pas alokimit të mjeteve në xhirollogarinë e tij bankare ‘Procredit Bank’ në Prizren në shumën prej 10 mijë euro, një pjesë të mjeteve nga periudha kohore 28.05. 2012 deri me 2. 06. 2012 paguan me kesh porosit që ka bërë në manifestimin, ndërsa pjesën tjetër ia ka dhen të akuzuarit Nexhat Çoçajt,i cili pos që kishte bërë porosi dhe pagesën për manifestimin “Javar e Remzi Ademajt” ka transferuar para në llogari kursimi për fëmijë, duke paguar këstin e kredisë dhe të qiras”.

Sipas aktakuzës Çoçaj, po ashtu ka bërë blerje me kartele nëpër qendra tregtare, duke tërekur mjete në shuma të ndryshme nga bankomati .

Drejtori i Arsimit komunën e Prizrenit, Nexhat Çoçaj akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prizren se keqpërdori për 5 vjet rresht manifestimin “Remzi Ademaj”, të mbështetur nga komuna e Prizrenit.

Prandaj Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prizrenit ka ngritur aktakuzë të re ndaj drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nexhat Çoçaj dhe dy arsimtarëve të po kësaj komune, Bekim Thaçi dhe Bedri Çejku.

Në këtë aktakuzë Çoçaj ngarkohet me 5 pika, që të gjitha për keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar.

Ai dyshohet se gjatë pesë viteve të manifestimit të javës “Remzi Ademaj” keqpërdori 61 mijë e 303 euro./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurti kujton 25 vjetorin e masakrave serbe në Gjakovë e Rahovec

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 25 vjetorin e masakrave serbe në Gjakovë e Rahovec ku nuk u kursyen as gra e fëmijë. Më...

Thjesht por bukur, ja si duket Shkurte Fejza kur rri në shtëpi

Është një ndër këngëtaret më të dashura të muzikës popullore në vend. Shkurte Fejza vazhdon të jetë shumë e njohur për këngët e saj,. Shkurta vazhdon...

Lajmet e Fundit