16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Paraburgim dhe arrest shtëpiak për tre Osmanollajt nga fshati Gjonaj i Hasit

Gjykata themelore ne prizrenGjykata në Prizren ka caktuar një muaj paraburgim për Ramadan Osmanollajn, dhe Islam Osmanollajn, kurse arrest shtëpiak për Sinan Osmanollajn nga Gjonaj i Hasit. Ata dyshohen për fajde dhe armë .

“Të pandehurit Ramadan dhe Islam Osmanollaj do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 24.02.2015, dhe do të zgjasë deri me datën 24.03.2015. ndërsa SinanOsmanollaj i caktohet masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji i cili do të llogaritet prej datës 24.02.2015 prej orës 11:00 e gjerë me datën 24.03.2015”, njofton Gjykata në Prizren.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurve.

“Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal , se në periudhën kohore janar-shkurt të vitit 2015 në fshatin Gjonaj të pandehurit për vete pranon ose kontaktojnë shumë dukshëm jo proporcional të pasurisë, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të banimit, farfërin e personave të tjerë në atë mënyrë që ma datën 20.01.2015 dhe o1.02.2015 dhe 17.02.2015 dhe 20.02.2015 në bashkëkryerje japin para personave tjerë në shumë prej 500 euro që brenda dy jave të kthejnë në 700 euro”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hamza: Qytetarët e dinë, kur unë them diçka, e realizoj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se përkrahja e tij për këtë post do të jetë nga...

Përurohet Muzeu i masakrës në Krushë të Madhe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marr pjesë në përurimin e Muzeut të masakrës së Krushës së Madhe të Rahovecit, raporton Ekonomia Online. Muzeu përmban...

Lajmet e Fundit