4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Paraburgosen 7 anëtarët e familjes Likaj nga Krajku i Hasit, dyshohen për vrasje

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurve Hajdin Likaj, Shaqir Likaj, Hajdar Likaj, Isuf Likaj, Zenel Likaj dhe Shpejtim Likaj, të gjithë nga fshati Krajk i Hasit në Komunën e Prizrenit. Ata dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Një muaj paraburgim edhe për Flamur Likajn nga fshati Krajk i Hasit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë.

“Të pandehurit do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 31.08.2015 dhe do të zgjasë deri me datën 30.09.2015, deri në ora 18:00”, njofton zëdhënësja e gjykatës, Afërdita Kicaj.

“Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, se me datën 31.08.2015, rrethe orës 14:35 minuta, në fshatin Krajk, Komuna e Prizrenit, me dashje dhe paramendim, e privojnë nga jeta vëllain e tyre përkatësisht axhën e tyre Kujtim Likajn, në atë mënyrë që gjatë një konflikti fizik të armatosur me të ndjerin, si pasojë e mosmarrëveshjeve të mëhershme familjare në mes vete, të pandehurit paraprakisht e sulmojnë fizikisht, më pas e qëllojnë katër herë në trup me armë të zjarrit dhe njëherazi dhe atë pistoletë të tipit “CrvenaZastava 99”, pistoletë e tipit “TT-M57” të kalibrit 7.62 mm, dhe pistoletë tjetër poashtu “CrvenaZastava 99” e kalibrit 9 mm, ku si pasoj e plagëve të marra në trup nga armët, i ndjeri Kujtim nuk mund të mbijetoj. Duke marr parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale- pasojat e të cilave kanë përfunduar në fatalitet, veprat penale janë kryer me pjesëmarrjen e shumë personave, ku janë përdorur armë dhe mjete të ndryshme, ka shumë të lënduar, duke pasur parasysh faktin se që të dy familjet jetojnë në të njëjtën lagje dhe janë në të njëjtën familje vëllezër dhe të ndjerin e kanë pasur xhaxha, caktimi i paraburgimit në këtë fazë të procedurës paraqitet më se i nevojshëm dhe i bazuar”, thotë Kicaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

69 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

69 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 27 nga këto aksidente janë me të lënduar, ndërkaq 42 me dëme...

Këta dy shokë krijuan lëkurën nga kaktusi dhe i shpëtuan jetën 1 miliardë kafshëve

Adrian dhe Marte, dy sipërmarrës me origjinë nga Meksika, kanë zhvilluar një 'lëkurë' vegane të quajtur "Desserto" nga Kaktusi. Ky material eco-friendly ngjan shumë me...

Lajmet e Fundit