21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Paraburgosen shtatë persona në Prizren

Shtatë persona janë paraburgosur në Prizren.

Ata dyshohen për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu janë ngritur 10 aktakuza kundër 13 personave .

Prokuroria Themelore në Prizren , gjatë 24 orëve , ka bërë edhe tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër shtatë personave për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

“Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur kërkesë për sekuestrim pranë Gjykatës Themelore në Prizren, nën dyshimin për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së”, thuhet në njoftim, transmeton “PrizrenPress”.

Komunikata e plotë e Prokurorisë

Prokuroria Themelore Prizren:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurve me inicialet, K.Rr, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” nga neni 234 paragrafi 1.

B.H. dhe J.K. për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 paragrafi 1.

P.XH., M.LL. F.H. dhe A.B. “për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 2., “ Lëndimi i lehtë trupor “ nga neni 185 paragrafi 1, “ Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm “ nga neni 367 paragrafi 2.

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur kërkesë për sekuestrim pranë Gjykatës Themelore në Prizren, nën dyshimin se të pandehurit P.XH dhe A.B., janë përfshirë në kryerjen e veprave penale: “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367, paragrafi 2 i KPRK-së.

Me këtë rast janë sekuestruar:

– Një armë e tipit “ Bereta “ 9 mm, ;

– dymbëdhjetë (12) fishek të kalibrit të njëjtë,

– një (1) karikator i të njëjtës armë.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

Një (1) aktakuza kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” (dhunë familje);

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për këtë vepër penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Grabitja”;

Më Shumë

Zhduket një e moshuar në Rahovec

Një grua e moshës 86-vjeçare është zhdukur në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ndërsa operacioni për kërkimin e saj ka filluar. Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të...

243 drunj në nderim të 243 të vrarëve në Krushë të Madhe

Shpimi i tokës duket jo i lehtë. Megjithatë në të po vendoset një dru dekorativ. Në parkun para shkollës fillore “Bajram Curri” në Krushë të Madhe...

Lajmet e Fundit