9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Paralajmëron Berisha: Nëse kalon demarkacioni, rrezik për Kosovën dhe rajonin!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka kërcënuar me prishje të sigurisë në rast se kalon versioni aktual i demarkacionit, që pritet të votohet nga deputetët në seancën e 1 shtatorit.

Në një prononcim për “Indeksonline”, Berisha thotë se shqiptarët nuk duhet t’i falin toka shteteve tjera. Andaj, sipas tij, nëse eventualisht kalon ky version, atëherë pritet të ketë pasoja të këqija për vendin dhe rajonin.

“Kalimi i këtij versioni të demarkacioni është thellim i krizës të sigurisë në rajon. Fillimisht acarimi i marrëdhënieve midis dy shteteve ku do edhe do të prodhon krizë edhe me vendet të tjera. Pra, besoj se moskalimi i demarkacionit i shërben shumë edhe sigurisë të rajonit e cila është nëse e domosdoshme. Ju e dini se përpjekjet shekullore të shqiptarëve kanë qenë për tokë dhe kështu që në këtë moment unë nuk besoj se ka ardh komoditeti i shqiptarëve që me i fal edhe më tej tokë Malit të Zi”, ka thënë ai.

Megjithatë, Berisha shprehet optimist se Marrëveshja ndërmjet dy shteteve përpos që do të kundërshtohet nga subjektet opozitare, atë do ta bëjnë edhe disa deputet të koalicionit, PDK-LDK.

“Ne jemi shumë të sigurt që nuk kalon pasi tani kemi edhe deputetë të mazhorancës të cilët kanë deklaruar publikisht votën kundër dhe për këtë jemi përcaktuar të mos bëjmë ndonjë veprim tjetër përpos me i ripërsërit faktet dhe argumentet në seancë”, ka thënë ai.

Më tej, deputeti i Nismas për Kosovën thotë se partia e Fatmir Limajt dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë platformën e vet politike dhe metodat e veprimit për seancën e 1 shtatorit. Ai thotë se nuk do të dalin në protesta pasi janë të bindur se demarkacioni nuk do të kalojë.

“Kështu që nuk kemi nevojë të përdorim metoda jo-parlamentare. Sidoqoftë, çdo subjekt politik i ka variantet të veprimit, kështu që ata (Vetëvendosje v.j.) ja pafshin ‘hajrin’ atij veprimi që janë përcaktuar”, është shprehur ai.

Në fund, Berisha ka komentuar edhe kritikat e sekteratit të LVV-së, Dardan Molliqaj, ku ky i fundit në një debat televiziv kritikoi dy subjektet opozitare për “urtësi” karshi disa proceseve.

“Molliqi nuk mundet ma shumë se Nisma dhe AAK-ja me qenë për Kosovën, mundet një qik me qenë më i mirë se Hashim Thaci dhe Isa Mustafa por jo më i mirë se Nisma dhe Aleanca”, është shprehur ai. /Indeksonline/

Më Shumë

Serbia paraburgos mërgimtarin nga Hasi që e ndaloi dje, akuzohet për krime lufte

Policia serbe ka arrestuar një kosovar me pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe. Bëhet fjalë për...

Beteja për titull zhvillohet në Suharekë

Ndeshje vendimtare për titullin e kampionit mund të jetë derbi që zhvillohet sot (e shtunë) në Suharekë mes liderit aktual në elitë, Ballkanit dhe...

Lajmet e Fundit