6.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Pas kthimit në rigjykim, dëshmitari thotë se veturën e ka liruar me kërkesë të zyrtarit policor të akuzuar për keqpërdorim detyre

Në seancën e së premtes, dëshmitari Xhevat Kabashi ka thënë se e kishte liruar veturën nga parkingu, me kërkesën e të akuzuarit Flurim Tafolli.

“Flurimi ka ardhë te pllaci-parkingu më ka thanë kape këtë veturë qoja pronarit se nuk po na lajnë me punu prej kontrollit, prej kryetarit e tjerë, duke më thirrë”, tha Kabashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Një deklaratë të tillë ai e ka dhënë në shqyrtimin gjyqësor që është mbajtur të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, në rastin e kthyer në rigjykim ndaj zyrtarëve policorë, Flurim Tafolli dhe Rexhep Krasniqi, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Duke u përgjigjur në pyetjen e kryetares së trupit gjykues, gjykatëses Ajser Skenderi, dëshmitari Kabashi, ka thënë se ai veturën e kishte dërguar personalisht tek pronari dhe pastaj ishin kthyer për t’i qerasur me një drekë zyrtarët policorë.

“Pasi e kam liru veturën, së bashku me pronarin Flamur Kuqi, jemi nisë me i marrë disa pjesë për veturë edhe 50 metra pa mbërri te pllaci e kemi pa një veturë të policisë. Flamuri ka pas dëshirë m’ia pagu një drekë, por policët nuk kanë pranu. Kanë thanë se nuk ta kemi liru veturën për dreka, por se jemi mërzit pasi që na kanë thirr 500 veta për këtë kerr”, ka thënë dëshmitari Kabashi.

Në seancën e së premtes në cilësinë e dëshmitarëve u dëgjuan edhe Ilir dhe Naser Jashari, përderisa Afrim Jashari është liruar nga dëshmia si dëshmitar i privilegjuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dëshmitari Ilir Jashari ka deklaruar se qëndron pranë deklarimeve të mëhershme të tij.

Kurse, Naser Jashari duke u përgjigjur në pyetjet e gjykatëses Skenderi, ka deklaruar se ishte takuar me Flurim Tafollin për të biseduar rreth një veture.

“Po jemi takuar ne Flurimin në restorant “Lion” për me bisedu për një veturë e cila ka qenë e një personi nga Suhareka, por ai nuk më është përgjigjur asgjë”, ka thënë dëshmitari Jashari.

Më pas ai ka kërkuar nga trupi gjykues që të ndërpresë dëshminë e tij, pasi që sipas tij, nuk ndihej mirë dhe nuk mund të vazhdojë të dëshmojë. Ai ka kërkuar që të ftohet një ditë tjetër për të dhënë dëshminë e tij.

Në këtë seancë, ishin paraparë të dëgjohen edhe dëshmitarët Flamur Kuqi dhe Fisnik Kuqi, por ata nuk ishin të pranishëm në seancën e së premtes.

Kurse, seanca e ardhshme në këtë rast, pritet të mbahet më 17 janar 2020, me fillim nga ora 10:00.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren me datën 3 prill 2019, Flurim Tafollin dhe Rexhep Krasniqin i kishte liruar nga akuza në mungesë të provave.

Ndërsa, pas ankesës së Prokurorisë Themelore në Prizren, me datë 20 gusht 2019, Gjykata e Apelit e ka kthyer lëndën në rigjykim.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prizren, e ngritur më 26 shkurt 2018, me të cilën të pandehurit Flurim Tafolli dhe Rexhep Krasniqi akuzohen se duke vepruar në cilësinë e zyrtarëve policorë më 12 shtator 2017, kanë liruar një veturë të vetë – aksidentuar,  megjithëse e njëjta ka rezultuar e pa zhdoganuar.

Sipas aktakuzës, në automjetin e liruar nga të pandehurit kanë qenë të vendosura tabelat e regjistrimit të një automjeti tjetër, andaj sipas organit të akuzës, ata është dashur ta dërgojnë automjetin në terminal doganor, e jo ta lirojnë. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Nënkryetari i Rahovecit monitoroi procesin e aplikimit të fermerëve për pagesa direkte/subvencione për vitin 2024

Nënkryetari i Komunës së Rahovecit, Fatmir Iska, i shoqëruar nga shefi i kabinetit të kryetarit, Ali Morina, ka vizituar zyrat e Drejtorisë së Bujqësisë,...

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Ndërmarrja “Guraziu” është specializuar në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes. Pronari, Arton Guraziu, ka një përvojë prej 20 vjetësh. Adresa e...

Lajmet e Fundit