4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

PDK: 141-vjetori i Lidhjes së Prizrenit u festua zbehtë nga Haskuka

Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, ka reaguar ndaj siç e vlerëson mënyrës së zbehtë të shënimit të përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

“ Pushtetin lokal e ka Lëvizja Vetëvendosja, e cila sa ishte në opozitë ka kritikuar vazhdimisht e madje edhe ka protestuar , para selisë së Kuvendit të Komunës, me moton “Lidhja është gjallë”, thuhet në reagimin e PDK-së.

“Kjo po ndodh në kohën kur opinioni ka pritur shumë nga premtimet e bëra, por për dallim nga shumë përvjetorë tjerë, sivjet nuk është mbajtur as një Akademi Solemne kushtuar kësaj ngjarje, siç ka qenë traditë, në mjedise të Kompleksit të LSHP-së në Prizren”.

“Shënimi në këtë formë i 141-vjetorit të njërës prej ngjarjeve më të rëndësishme të Historisë Kombëtare, vetëm me disa aktivitete simbolike, konsiderojmë se është fyese për Prizrenin, që tashmë edhe në saje të LSHP-së është shpallur Kryeqytet Historik”.

“Veprimet kësisoj të këtij pushteti janë dëshmia më e mirë para qytetarëve për paaftësinë e tyre për menaxhim të ekzekutivit komunal, të cilin e udhëheq Vetëvendosje, e cila sa ishte në opozitë kritikonte për ndryshimin e logos së komunës, kur dihej se kjo ishte imponuar nga faktori ndërkombëtar dhe Gjykata Kushtetuese, ndërsa tash kur është në pushtet, punon pikërisht me logon që kundërshtonte, pa vitin 1878, që simbolizon kohën e mbajtjes së LSHP-së”.

“Po ashtu i’a kujtojmë opinionit, se pikërisht në përvjetorin e LSHP-së, në vitin 2010, Vetëvendosje pat bërë një demonstratë duke lyer me ngjyrë të kuqe, hyrjen para dyerve të selisë së objektit të njohur si “Shtëpia e Bardhë”, siç kishin thënë për të kujtuar gjoja shkeljen e gjakut të dëshmorëve. A është kjo një absurditet, që tregon vetëm përpjekjet për marrjen e pushtetit, përmes premtimeve, të cilat qytetarët po i shohin se janë boshe, tashmë kur ju drejtoni pushtetin lokal”.

“Konsiderojmë si të papranueshme përpjekjet e zyrtarëve lokal për arsyetimet e tyre, kur thonë se reduktimi i aktiviteteve ka ardhur si pasojë e anulimit të prokurimit për organizimin e manifestimeve për nder të festave të qershorit. A është serioze kjo kur, qe 141 vjet dihet se 10 Qershori është përvjetori i LSHP-së, ndërsa qe dy dekada 12 Qershori-Dita e Çlirimit të Prizrenit. Në këtë rast nuk është dashur kurrfarë mjetesh për ta mbajtur një Akademi Solemne”.

“Habitemi kësaj radhe, se si pushtetarët lokal dhe kryetari Haskuka nuk e fajësuan ish-pushtetin edhe për këtë anulim të tenderit, duke i kaluar zbehtë datat më të rëndësishme Kombëtare dhe të Qytetit të Prizrenit”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

“Gjekovë” huqja drejtshkrimore në tabelë te hyrja e Prizrenit

Në hyrje të Prizrenit kanë gabuar në drejtshkrim në tabelë ku shkruan Gjekovë në vend të Gjakovës Ndërsa ajo në gjuhën serbe është shkruar si...

Lajmet e Fundit