16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

PDK, e përçarë!

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Isa Mustafa e Hashim Thaçi, edhe nëse mundohen që në mënyrë antikushtetuese ta riprocedojnë në Kuvendin e Kosovës amendamentin, i cili do të hapte rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, sërish gjithçka do të jetë e kotë.

Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të jetë e përçarë sa i përket votimit të Gjykatës Speciale. Burime të Gazetës Blic brenda kësaj partie kanë thënë se pavarësisht presioneve që po u vijnë nga ndërkombëtarët dhe nga kreu i partisë Hashim Thaçi, një pjesë e madhe e deputetëve të kësaj partie, dhe disa nga njerëzit më të fuqishëm të saj, nuk e kanë ndërmend që të ndërrojnë mendje.

“Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi po kërkon me çdo kusht që të votohet Gjykata Speciale, mirëpo ata deputetë që votuan kundër, abstenuan dhe që nuk morën pjesë fare në votim, nuk e kanë ndërmend që të ndërrojnë mendje. Të paktën, njëherë për njëherë jo”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Sipas këtij burimi, edhe këta deputetë, ngjashëm me deputetët e opozitës kërkojnë që kjo gjykatë të jetë në kuadër sistemit kushtetues e juridik të vendit, e jo të votohet kësisoj sikurse është sjellë projektligji në Kuvend.

Gazeta Blic edhe më herët ka raportuar se si PDK e përdori taktikën për ta dështuar themelimin e Gjykatës Speciale, ku ish- komandantët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare që janë pjesë e PDK-së, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Azem Syla, Xhavit Haliti, Adem Grabovci e disa të tjerë votuan pro themelimit të Gjykatës Speciale, derisa deputetët e “rinj” të PDK-së që votuan kundër, dolën të jenë më patriotë se sa udhëheqësit e luftës, dhe njëkohësisht se sa shefat e tyre të partisë.

Burime të Gazetës Blic të afërta me procesin e themelimit të Gjykatës Speciale kishin thënë se kjo mënyrë e votimit të deputetëve të PDK-së nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare është parë edhe si një taktikë e partisë më të madhe në vend, që të dështoj kjo gjykatë.

Ky burim ka treguar se si ndërkombëtarët kanë shtruar dilemën se si është e mundur që deputetët e kësaj partie që mund të jenë të akuzuar potencial ta votojnë këtë gjykatë, derisa deputetët tjerë që as nuk kanë qenë fare pjesë e UCK-së dhe nuk mund të jenë të akuzuar nga kjo gjykatë të votojnë pro.

Nga PDK-ja askush gjatë ditës së shtunë nuk ka dashur të flas zyrtarisht.

Në anën tjetër, kryeministri i vendit, Isa Mustafa, të premten ka thënë se Gjykata Speciale do të themelohet para se Kuvendi të shkoj në pushim, ndërkohë që nuk ka dhënë detaje se si mund të ndodh një gjë e tillë.

Në anën tjetër, edhe këshilltari për çështje juridike i kryeministrit, Besnik Berisha i ka thënë Gazetës Blic se qeveria nuk ka ndonjë plan konkret se si të veproj për themelimin e Gjykatës pas dështimit të amendamentit kushtetues javën e kaluar.

Tri partitë opozitare, VV, AAK e Nisma vazhdojnë të këmbëngulin se nuk do ta votojnë këtë gjykate. Liderët e tri partive po kërkojnë që të themelohet një Gjykatë e vecantë për krime lufte, në kuadër të sistemit ekzistues të drejtësisë në Kosovë.

Deputetët e PDK-së që votuan kundër Gjykatës Speciale janë: Fadil Beka, Fadil Demaku, Ganimete Musliu, Nait Hasani, Xhevahire Izmaku, Rafet Rama dhe Raif Çela.

Ndërsa kanë abstenuar deputetja Flora Brovina dhe Nezir Çoçaj.

Ndërkaq, katër deputetë tjerë të PDK-së nuk morën fare pjesë në votim, duke vepruar ngjashëm sikurse opozita, e ata janë: Blerta Deliu Kodra, Nuredin Lushtaku, Bekim Haxhiu- Kamishi dhe Salihe Mustafa.

Ndërkohë, vetëm tre deputetë të PDK-së: Fadil Demaku, Nait Hasani dhe Ganimete Musliu janë ata që në vazhdimësi kanë deklaruar se do të votojnë kundër themelimit të Gjykatës Speciale. /Gazeta Blic/

Më Shumë

Vdes në vendin e punës mërgimtari nga Malisheva

Nazmi Morina nga Lubizhda e Malishevës, ndërroi jetë një ditë më parë në vendin e tij të punës në Itali. Lajmi u bë i ditur...

Milani përgatit kontratën e re për Theo Hernandez

Gjigantët e Serie A, Milan-i po mendojnë të rinovojnë kontratën e Theo Hernandez, ndërsa interesi i Bayern Munich rritet më shumë. Sipas një raporti nga...

Lajmet e Fundit