10.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

PDK-ja ia përgatit “funeralin” LDK-së

Gjatë muajve të fundit, kanë filluar të shtohen përplasjet publike mes zyrtarëve të ndryshëm të partive në pushtet, e sidomos janë deklarimet e shpeshta në PDK kundër mënyrës se si po qeveriset Kosova nga kjo Qeveri e kryesuar nga Isa Mustafa. Individë brenda koalicionit qeverisës, por edhe analistët politikë po e shohin këtë acarim të situatës si një skenar të PDK-së për rënien e Qeverisë, pikërisht duke shprehur pakënaqësi përmes njerëzve të saj në sektorë të ndryshëm. Ky skenar, sipas tyre, po bëhet me qëllim të realizimit të planit strategjik nga ky subjekt, që i konvenon që më shpejt të shkojnë ne zgjedhje, pa e lënë LDKnë e lodhur nga pakënaqësitë e brendshme që janë akumuluar, që ta marrë veten dhe të forcojë pushtetin.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, sado që e ka cilësuar të brishtë funksionimin e deritanishëm të këtij koalicioni, nuk pret që vetë rrëzimi i tij mund të ndodhë me aq shpejtësi, pavarësisht që pakënaqësitë janë evidente me mënyrën e qeverisjes nga të dyja palët. “Tash për tash, me gjithë krizat që kemi kaluar, nuk vërehet ndonjë bllokadë që do të na dërgonte në zgjedhje të jashtëzakonshme. Qeveria, pavarësisht vështirësive dhe problemeve, ka arritur të funksionojë. Mund të thuhet se ministritë që ka PDK-ja janë më performancë të dobët, por kjo ka qenë gjithmonë kështu. Sido që të jetë, interesi i LDK-së nuk është që të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Koalicioni PDK-AAK-Nisma i natyrshëm

Sipas Salihajt, kjo verë, po edhe vjeshta mund të jetë e nxehtë, për shkak të arrestimeve të shumta që do t’i bëjë Gjykata Speciale, kështu që sivjet na duhet një stabilitet politik. “Deri në vitin e ardhshëm do të qartësohen shumë gjëra dhe pastaj mund të shohim se kur është koha e duhur për zgjedhje të reja”, ka pohuar deputeti Salihaj. Pavarësisht që në PDK disa individë shpesh kanë përmendur prishjen e koalicionit dhe shkuarjen në zgjedhje, dhe rikompozimin e një koalicioni me AAK-në dhe NISMA, Salihaj thotë se është pak e besueshme që ata zëra të përfillen dhe shkurorëzimi të ndodhë si një zhvillim i papritur, për interesin e PDK-së, sado që lidhja PDKAAK-NISMA nuk përjashtohet si plan i së ardhmes. “Zgjedhjet deri më tash kanë qenë nivel spekulimesh. Opozita kështu siç doli e përçarë nuk ka çka kërkon në zgjedhje. Sa u përket zërave në PDK për shkuarjen në zgjedhje, ata janë zëra individësh dhe nuk e di sa mund t’i marrim si serioze. Sa i përket mundësisë së një koalicioni mes PDK, AAK dhe Nismës do të ishte një koalicion plotësisht i natyrshëm. Këto tri parti kanë shumë gjëra të përbashkëta. Por, në fund çdo gjë e ka çmimin e vet. Ta shohim kur të vijë puna të ndarja e posteve se si do të kalojnë partitë mes vete. Çdo gjë shkon mirë deri aty”, theksoi ai.

Më Shumë

Ekrem Kastrati vendos buqetë lulesh pranë lapidarit të dëshmorit të kombit Indrit Cara

Një delegacion i kryetarëve të komunave të Kosovës, me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, po qëndrojnë për vizitë punë në...

‘O do të flasësh, o do të vdesësh’- Dëshmia tronditëse e ish-partizanit: Kapiteni dhe nëntogeri më torturonin

Antifashistët që ishin burgosur në Itali në rrethana të ndryshme, por që u liruan nga anglo-amerikanët në vitin 1943, pas largimit të misionit amerikan...

Lajmet e Fundit