13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

PDK në Suharekë nuk i do serbët e “përlyer” në Mushtisht

Dega e PDK-së në Suharekë ka shprehur shqetësimin e saj me situatën e kthimit të serbëve në fshatin Mushtisht.

Ata me anë të një reagimi kanë thënë se janë kundër kthimit të personave që kanë duart e përlyera me krime nda shqiptarëve, transmeton TherandaPost.

“PDK Dega ne Therandë shpreh shqetësim me situatën aktuale të krijuar në fshatin Mushtisht. Ne jemi kundër personave të cilët kanë kryer krime dhe nuk kanë dhënë përgjegjësi para drejtësisë, nuk pranojmë që në mesin ton të ketë persona që kanë kryer gjenocid e që do të mundë të paraqesin rrezik edhe më tej për shoqërinë”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Sipas po të njëjtit reagim, thuhet se PDK do të jetë në hap me kryesinë dhe fshatarët e Mushtishtit, duke mos lejuar të shkelet integriteti i qytetarëve të Suharekës.

“PDK Dega në Therandë përkrah vendimet që do të marrë kryesia dhe qytetarët e fshatit të cilat do të jenë në dobi të qytetarëve të Mushtishtit. Asnjëherë nuk do të lejojmë të shkelet integriteti i qytetarëve të Therandës”, përfundon reagimi i degës së PDK-së në Suharekë.

Më Shumë

Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës

Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në...

Siguria në Prizren, vlerësohet e mirë

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, ka pritur në takim Besar Gashin, drejtori i Departamentit për Operative të SHKK nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit