9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

PDK në Zhur: LDK-ja ka rënë në nivel të rrugës

Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Dega në Zhur nuk pojtohet me reagimin e LDK-së të këtij fshati, për mungesën e ujit.
Deklaratat e LDK-së, ky subjekt politik i ka vlerësuar në nivel të rrugës.

“Vlerësimet gjegjësisht kualifikimet e bëra Dega e LDK-së në Zhur, në adresë të QK. dhe BL. zhurjanë janë të pa qëndrueshme, jo reale dhe të nivelit shumë të ulët- rrugës…!”, thuhet në reagimin e PDK-së në Zhur.

“Si duket nga natyra e vlerësimit, kualifikimit, shpifjeve të bëra në këtë shkrim na duket se e ka bërë ndonjë adoleshent politik, ndonjë fanatik naiv, ndonjë komunist apo më mirë me thënë ndonjë Udbash që brez pas brezi i kanë shërbyer pushtetit komunist, serbo-sllav e të cilin ne e kemi luftuar me të gjitha mjetet. Por, nëse e ka bërë Kryesia e Degës së LDK-së, na vjen shumë keq që një subjekt ka ra në këso niveli…?!”

“Të shpifësh aq ulët “se pushteti po furnizon me ujë vetëm militantët e PDK-së” absurd…! që nuk mund të beson askush…! Këto shpifje të këtij niveli, këto propaganda, nuk i pranon opinioni, nuk i shiten opinionit”.

“Qytetarët e Zhurit janë ata që kanë vlerësuar dhe vlerësojnë punën e secilit individa a formacioni politik, Qeveri lokale a qendrore”.

“I gjithë opinioni e dinë se ujësjellësi i Zhurit është i integruar dhe menaxhohet nga Kompania “Hidroregjioni Jugor” në Prizren e jo nga BL. Zhur ose QK. e Prizrenit. Madje opinioni e di mirë se punëtorët që punojnë në njësinë e ujësjellësit Zhur nuk janë anëtar të PDK-së, por se janë anëtar, militant të LDK. Kjo dihet botërisht”.

“ Atëherë nëse thuhet së po bëhet ndonjë diskriminim kush po e bëjak…?! Por, edhe kjo nuk qëndron pa marr parasysh bindjet politike të tyre, ata u shërbejnë qytetarëve pa dallim. Por, sikurse edhe të kete pretendime të tilla, teknikisht kjo nuk mund të bëhet, sepse nuk mundesh të hapësh kanalet dhe t’i lëshohet dikujt uji dhe t’i ndërpresë dikujt tjetër ujin. E këtë më së miri e din edhe kryetari i LDK. Dega në Zhur Nijaz Ademaj, i cili një kohë ka qen drejtor i K. “Hidroregjioni Jugor”. Apo ky kryetar këto shpifje po i bënë nga nostalgjia dhe për pretendimet e tija personale? “.

“Ju bëjmë pyetje se cka bëtë ju për shtatë vite sa ishit në pushtet….? Meq keni qen edhe udhëheqës të Kompanis “Hidroregjioni Jugor”, ishit edhe drejtor Drejtorie në QK., pse se rregulluat problemin e ujit në Zhur?!”

“Është e vërtet tash në pikë e verës dhe në këtë vapë është shtuar nevoja për ujë dhe ka mungesë të ujit. Mungesë të ujit ka thuajse në të gjitha qytetet e Kosovës. Kur i shtojmë edhe keqpërdorimet, shpenzimet enorme të qytetarëve, normal ndihet mungesë e ujit. Ama të thuhet se “Pushteti po furnizon militantët e PDK-së” kjo është tepër e ulët, është për keqardhje, është skandaloze për vetë këtë subjekt|.

“Për këto probleme pikërisht ditën e hënë me datë 20.07.2015 ishim në drejtorinë e “Hidroregjionit Jugor”në Prizren dhe kemi biseduar që të merren masa që të eliminohen pengesat dhe të menaxhohet ma mirë ujësjellësi në Zhur etj.. Ndërsa javë e ardhshme Kompania „Hidroregjioni Jugor“ do të ndërron pompat ekzistuese dhe do të vendos pompat e reja me kapacitet më të madh“.

„LDK në Zhur e din mirë se cka ka punuar sa ishte në pushtet .Ne kemi nderruar rrjetin e brendshëm perj 16 km. Donacion nga Shoqate qeveritare Turke „TIKA“. Kemi ndërtuar kaptazhin e ri të Burimi i Vërmicë, kemi shtuar sasin e ujit, ndërsa këtë vit QK. do të ndërron komplet rrjetin kryesor të ujësjellsit të Zhurit“.
“Të gjitha procedurat e tenderimit janë kryer, vetëm priten me fillue punimet. Paralel këtyre investimeve QK., Kompania „Hidroregjioni Jugor“ janë duke punuar që Zhurit ti sigurohet ujë me ramje të lirë“.

„Si do të jetë, kualifikimet e LDK. Dega Zhur nuk qëndrojnë.“

Këto kualifikime, këto shpifje të ulat nuk i bëjnë nder vet këtijë subjekti…

“Ju merruni me llafe, me shpifje, kurse ne bëjmë punë. Ne jemi cdo ditë të preokupuar me hallet dhe problemet e qytetareve, për çdo ditë jemi në kontakt me qytetarët“.

„Fal punës, investimeve të bëra nga QK. dhe ajo qendrore, Zhuri sot ka marr pamjen e një vendbanimi evropjan. Këto investime janë të ndjeshme, të prekshme që kanë ndryshuar për së miri jetë e qytetarëve të Zhurit“,përfundon reagimi i PDK-së në Zhur i nënshkruar nga kryetari i Degës, Bedri Hoxhaj./PrizrenPresss.com/

Më Shumë

Haradinaj në Prizren: Koalicioni i prirë nga Aleanca është shndërruar në forcë serioze politike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni parazgjedhor i prirë nga AAK, është shndërruar në forcë serioze politike. Haradinaj...

58 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

58 aksidente trafiku të ndodhura janë raportuar brenda 24 orëve. 15 nga to janë me të lënduar, ndërsa 43 me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe janë...

Lajmet e Fundit