8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

PDK: Ragip Begaj nuk po i zbaton as vendimet e gjykatës

Dega e PDK-së së Malishevës ka dalë sot me një reagim publik, ku thuhet se kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

“Edhe pse ka ardhur në pushtet me premtimet se do të zbatoj ligjin, Kryetari i Komunës së Malishevës dhe kryetari i degës së Partisë “NISMA” Ragip Begaj nuk po respekton jo vetëm ligjin por as vendimet e formës së prerë të gjykatave të vendit”, është theksuar në reagimin e PDK-së, dega në Malishevë.

“Shemsi Morina, drejtor në SHFMU “Ganimete Tërbeshi” në Astrazup dhe Raimonda Krasniqi, drejtoreshë në SHFMU “ Hasan Prishtina” në Tërpezë ka kohë që kanë në dorë vendimet e plotëfuqishme dhe të formës së prerë gjyqësore për kthimin e tyre në vendet e punës por Kryetari i Komunës Ragip Begaj nuk i zbaton në asnjë mënyrë ato vendime”, i ka dhënë dy raste konkrete kjo degë.

“Dega e PDK-së në Malishevë pas mbledhjes së saj që e mbajti të shtunën, reagon ashpër ndaj sjelljës së tillë autokrate të kryetarit Ragip Begaj dhe mbështetësve të tij duke i përkujtuar atij se një akt i tillë i pashembullt në analet e drejtësisë paraqet vepër të dënueshme me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, është shtuar nga partia, pjesë e së cilës ka qenë vet kryetari aktual Begaj.

“Dega e PDK-së në Malishevë vazhdon të mbështes tërë kuadrin arsimorë të kësaj komune në rrugëtimin e tyre për ngritje të vazhdueshme profesionale si dhe rezistencën e tyre kundër politizimit të shkollës, model të cilin me çdo kusht po tenton ta zbatoj në Malishevë “Nisma për Kosovën” parti kjo që aksidentalisht mori pushtetin në Malishevë për të mos zbatuar më pastaj as ligjet e shtetit e as vendimet gjyqësore të formës së prerë”, është përmbyllur reagimi i PDK-së, lëshuar për publikun sot nga Zyra për Informim e Degës./portalionline/

Më Shumë

Ushtron dhunë ndaj bashkëjetueses, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Në Rahovec të martën është arrestuar një person i dyshuar pasi raportohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare me...

Ish-gazetari Ramadan Baraliu aderon në Vetëvendosje

Ish-gazetari dhe politikologu, MSc. Ramadan Baraliut ka aderuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ëshvë mirëpritur nga kryetari i Qendrës së LVV-së në Prizren, Artan Abrashi...

Lajmet e Fundit