21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Për një vit në Dragash, 261 martesa

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikuar në raportin ‘Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë, viti 2017’, brenda këtij viti në vendin tonë janë kurorëzuar mbi 17 mijë çifte-bashkëshortore.

Ndërsa në Komunën e Dragashit për një vit të tërë janë regjistruar 261 çifte-bashkëshortore, shkruan Opoja Sot.

Kurorëzimet sipas grup-moshave, dominojnë femrat e moshës 20-24 vjeçare me 5,500 ose 32.1 për qind, ndërsa te meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 5,278 ose 30.8 për qind nga tërësia e kurorëzimeve.

Në Kosovë në vitin 2017 janë kurorëzuar 17,112 çifte-bashkëshortore. Sipas përbërjes etnike del se me përkatësi etnike shqiptare janë kurorëzuar 93.3 për qind femra dhe 95.7 për qind janë meshkuj; me përkatësi etnike serbe janë kurorëzuar 0.9 për qind femra dhe 0.9 për qind meshkuj; me përkatësi etnike turke janë kurorëzuar 0.3 për qind femra dhe 0.4 për qind meshkuj; me përkatësi etnike boshnjake janë kurorëzuar 1.3 për qind femra dhe 1.2 për qind meshkuj; me përkatësi etnike rome, ashkali dhe egjiptiane janë kurorëzuar 1 për qind femra dhe 1 për qind meshkuj; kurse me përkatësi tjetër etnike janë kurorëzuar 3.1 për qind femra dhe 0.7 për qind meshkuj.

Mosha mesatare e të martuarve ishte 30 vjeç. Prej tyre, mosha mesatare e meshkujve ishte 32 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave ishte 28 vjeç.

Prizreni zë vendin e parë në Kosovë me 1 594 kurorëzime ose 8.6 për qind, ndjekur nga Prishtina me 1,420 kurorëzime ose 7.6 për qind dhe Ferizaj me 1,047 kurorëzime ose 5.6 për qind nga tërësia e kurorëzimeve.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. Numri i femrave të kësaj kategorie është 10,946 kurorëzime ose 64 për qind dhe numri i meshkujve është 12,312 ose 71.9 për qind. /Opoja Sot/

Më Shumë

Greikoci me vetëkontribut ndërtoi objektin e shkollës

“Arsimi është një bimë tejet kryeneçe, e cila nuk gjelbëron e as që lidh kokërr në qoftë se nuk ujitet me lot e...

“Fëmija po rrezikohen”- vozitje të “çmendura” në një fshat të Malishevës, pamje nga kamerat

Në njërën rrugë të fshatit Drenoc të Komunës së Malishevës banorët atje po rrezikohen nga ngasësit e veturave. Pamjet nga kamerat e sigurisë që janë...

Lajmet e Fundit