9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Për tre muaj, 19 të vdekur në aksidente trafiku

Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, në Kosovë, sipas të dhënave të policisë kanë ndodhur 3500 aksidente në komunikacion, me nëntëmbëdhjetë persona të vdekur.

Shkak i aksidenteve, kryesisht ka qenë mosrespektimi i rregullave të trafikut nga vozitësit e automjeteve.

Zyrtarët e Policës së Kosovës, kanë bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kanë shqiptuar mbi 70 mijë gjoba në trafik.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, aksidentet në komunikacion kanë shënuar rënie, por që sipas Policisë së Kosovës edhe këto shifra janë shqetësuese.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë ka marrë masa në parandalimin e aksidenteve të trafikut.

“Policia e Kosovës me njësitë relevante të saj, rregullisht ka ndërmarrë masa konkrete në ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor, e posaçërisht në periudha të caktuara kohore përmes planeve operative ka shtuar kapacitetet e saj në trafik për parandalim të aksidenteve”, ka bërë të ditur Hoxha.

Mos disiplina në komunikacion dhe një varg faktorësh, të cilët injorohen nga vozitësit, sjellin deri te aksidentet.

Më Shumë

32 vjet nga rënia e dëshmorit, Alush Kryeziu

Janë bërë 32 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Alush (Nezir) Kryeziu. Kryeziu ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Ai është përkujtuar sot...

Lirohen qytetarët e Kosovës që u ndaluan mbrëmë nga policia serbe

Para pak çastesh, autoritetet serbe dhanë urdhër për të liruar kosovarët e ndaluar prej mbrëmë në kufirin Kroaci-Serbi. 12 autobusët e ndaluar janë nisur për...

Lajmet e Fundit