7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Përfundon protesta: 2 javë ultimatum Qeverisë!

Me fjalën e kryetarit te Levizjes Vetevendosje perpara nderteses se Qeverise ne sheshin Skenderbeu, ka perfunduar protesta e opozites.

Visar Ymeri, ashtu sikurse edhe parafolesit e tij nga Nisma dhe AAK, i dhane qeverise 2 jave afat per plotesimin e kersesave te tyne. Ne rast te kundert, protestat kane me vazhdue.

 

Para masës së grumbulluar te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, ka folur kreu Nismës, Fatmir Limaj, i cili tha se protesta e sotme e qetë po dëshmon se kush po përdor dhunë.
“Sot jemi bashkuar gjithë për t’i thënë stop keq qeverisjes dhe kapjes së shtetit”, tha ai.

“Ftojmë të gjithë ata që i kanë votuar dy partitë në pushtet, që t’ia marrin votën, sepse votën ua morën me mashtrime”, tha Limaj, i cili tha se Kushtetuta e Kosovës është Kushtetuta e Enver Hasani.

Ai tha se në qoftë se Qeveria nuk reflekton do të vazhdojnë me protesta deri në rrëzimin e saj.

Pas përfundimit të fjalimit dhe aksionit simbolik te RTK-ja, protestuesit janë nisur drejt Qeverisë së Kosovës, ku pritet që edhe aty të zhvillohet një aksion simbolik dhe të mbahen fjalime.

15:35 – Protestuesit tashmë ka mbërri te ndërtesa e Radiotelevizionit të Kosovës, ku janë koncentruar forca të mëdha policore. Protestuesit edhe këtu e kanë zhvillaur një aksion simbolik, ku kanë vendosur një megafon të madh.

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, tha janë mbledhur aty që të kundërshtojnë menaxhimin e RTK-së i cili është në shërbim të interesave partiake.

Ajo ka kërkuar shkarkimin e menaxhmentit të RTK-së që është edhe kërkesë e Sindikatës ë Pavarur të këtij televizioni. Haxhiu gjithashtu ka kërkuar që të mos pengohet hetimi i RTK-së.
Ata po kërkojnë shkarkimin e menaxhmentit të RTK-së, dhe po brohorasin: “RTK e jona, jo e Kadri Veselit”, “RTK e jona, jo e qeverisë”.

15:00 – Pas Gjykatës Kushtetuese protestuesit kanë mbërritur të ndërtesa e KEDS’it, ku po bërtasin “Hajnat në burg”. Pas përfundimit të aksionit te KEDS-i, protestuesit janë nisur drejt objektit të RTK-së.

3:25 – Protestuesit po marshojnë në rrugën “Agim Ramadani”, drejt selisë së RTK-së, ku do ta kenë një aksion simbolik dhe një fjalim.

Një përfaqësues i NISMA për Kosovën ka thënë se qytetarët e Kosovës paguajnë 50 për qind për shtrenjtë rrymën se sa qytetarët e rajonit.

Para selisë kryesore të KEDS-it, para pak çastesh filluan përleshjet mes protestuesve dhe Policëve.

Protestuesit i bën thirrje Policisë që t’i lejojë që ta përfundojnë aksionin e tyre të paralajmëruar.

Sipas protestuesve kjo është protestë paqësore, edhe pse në ndërkohë gjuanin me gjëra të ndryshme në drejtim të Policisë.

Protestuesit fillimisht kanë tentuar të hyjnë në oborrin e KEDS-it, por nuk janë lejuar nga Njësia Speciale. Kurse, pas kërkesës publike nga ana e protestuesve, është lejuar të hyjë një person, i cili ka thyer një orë digjitale. Protestuesit thanë se kjo është hajni digjitale.
14:50 – Pasi ka përfunduar aksioni simbolik të Gjykata Kushtetuese ku me ngjyrë të zezë janë ngjyrosur muret e këtij objekti, protestuesit kanë vazhduar marrshin drejt KEDS-it.

14:30 – Protestuesve të mbledhur para Gjykatës Kushtetuese iu është drejtuar me një fjalim Riza Smaka i AAK-së, i cili po thotë se kjo gjykatë nuk e ka kryer punën e vet.
Ndërkohë një grup protestuesish është duke hedhur ngjyrë të zezë mbi objektin e Gjykatës Kushtetuese.

Pasi ka përfunduar aksioni simbolik të Gjykata Kushtetuese ku me ngjyrë të zezë janë ngjyrosur muret e këtij objekti, protestuesit kanë vazhduar marrshin drejt KEDS-it.

 

Liderët e partive opozitare, Visar Ymeri i Lëvizjes Vetëvendosje!, Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi janë nisur drejt Gjykatës Kushtetuese.

Organizatorët e protestës së sotme me moton “Kundër kapjes së shtetit” janë drejtuar bashkë me protestuesit drejt kësaj gjykate, duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, për të cilin kanë thënë se është i ndikuar nga pushteti.

Nën organizim të partive opozitare Lëvizjes Vetëvendosje!, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, sot në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00 po protestohet me moton “Kundër kapjes së shtetit”.

Marshi protestues, ka filluar nga Sheshi “Zahir Pajaziti” në kryeqytet për të vazhduar rrugëve të tjera të kryeqytetit që shpijnë para Gjykatës Kushtetuese, selisë së KEDS-it, Mensës së Studentëve, objektit të RTK-së dhe për të përfunduar para Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës të Kosovës.

Kërkesat kryesore të kësaj proteste janë: të shfuqizohet vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) i datës 29 gusht 2014 dhe të shkarkohet Bordi i ZRrE-së; “Trepça” të shpallet me ligj ndërmarrje publike me status të veçantë; të shkarkohet ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi; të dorëhiqet kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, të shkarkohet menaxhmenti i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) dhe të ndalohet krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe./Kosovalive/

Më Shumë

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat minimale 0 gradë Celsius – maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit. Më pas pritet shtim i vranësirave, të cilat...

Pse e ndërpreva seksin për një vit!

“Në mars të vitit 2018, ndalova seksin. Vendosa që për një vit të mos bëj seks apo ndonjë gjë që lidhet me të.” Francisco...

Lajmet e Fundit