17.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Përkujtohen dëshmorët, Beamir Memaj, Nexhat Fanaj dhe Ajdin Rramanaj

Me nderime, në 17. vjetorin e rënies, janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Beamir Memaj dhe Nexhat Fanaj.Të pranishëm në varrezat e dëshmorëve në Landovicë ku prehën të qetë dëshmorët , Beamir Memaj, Nexhat Fanaj dhe Ajdin Rrahmanaj, ishin të pranishëm familjarë të tyre, miq, invalid e veteran të luftës , drejtues të degës së OVL të UÇK-së dhe nënkryetari i komunës, Lulzim Kabashi. Lidhur me përkujtimin e këtyre dy dëshmorëve, nënkryetari Kabashi, tha se se UÇK-ja ishte dhe mbetet krenaria e kombit, pasi që nga radhët e saj u flijuan bijtë dhe bijat më të mira në mesin e të cilëve radhiten edhe tre dëshmorët të cilët po i përkujtojmë sot me krenari.

Ish ushtarku i lartë i UÇK-së,aktualisht këshilltar në Kuvendin e Prizrenit, Alush Shala, tha se në këtë ditë kur përkujtojmë bashkëluftëtarët e rënë që u bënë themel i lirisë së vendit tonë, institucionet tona theksoi ai, janë duke bërë shumë pak për jetësimin e amanetit të të rënëve për liri. Ndërkaq,motra e dëshmorit Nexhat Fanaj, Milidija, dhe gruaja e xhaxhait të dëshmorit Beamir Memaj, me lot në sy thanë se në këtë përvjetor kanë dhimbje shpirtërore përplot mall por ndjehen edhe krenare për veprat e të afërmve të tyre që sot Kosova të jetë e lirë.

Gjithashtu sot janë bërë homazhe edhe në varrin e dëshmorit, Ajdin Rrahmanaj, i cili kishte rënë në altarin e lirisë me 14.05.1999.Dëshmorët, Beamir Memaj dhe Nexhat Fanaj, kanë rënë heroikisht me 28.07.1998 në luftimet me forcat armike në malin e fshatit Buçe të Dragashit, gjatë tentimit për të futur armatim në Kosovë nga Shqipëria…./TV Prizreni/

Më Shumë

Fisichella: Schumacher është Maradona i F1

Ish-piloti i F1, Giancarlo Fisichella ka folur për Michael Schumacher, duke bërë një krahasim me një tjetër të madh dhe kampion, por të futbollit,...

Gjobiten dy kundërvajtës në Suharekë me nga 500 euro për shkak të garave të shpejtësisë (FOTO)

Sot në fshatin Shirokë të Suharekës, patrullat e policisë kanë kapur në flagrancë dy shoferë, të cilët ishin duke garuar me automjetet e tyre. Bëhet...

Lajmet e Fundit