7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Peticion për rend urbanistik në Prizren

petiOrganizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” dhe “Dokufest”, sot kanë nisur iniciativën qytetare për të ndalur degradimin e mëtejshëm urban të qytetit të Prizrenit. Përmes konferencës për media është shpalosur iniciativa për mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve të Prizrenit në kuadër të peticionit që do t’i dorëzohet kryetarit të ardhshëm / kryetares së ardhshme të komunës së Prizrenit. Peticioni që do të jetë i hapur për nënshkrimet e qytetarëve të Prizrenit deri në dhjetor të këtij viti, kur pritet të marrë detyrën kryetari i ri / kryetarja e re e komunës së Prizrenit, niset nga konstatimi se qytetarët e Prizrenit janë thellësisht të dëshpëruar me degradimin urban që e ka pësuar qyteti. Për këtë arsye, iniciatorët e peticionit i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të Prizrenit që t’i bashkohen këtij veprimi për të dokumentuar vullnetin e tyre për rend urbanistik dhe mbrojtje të trashëgimisë kulturore në Prizren.

Disa nga kërkesat më të rëndësishme të këtij peticioni janë: Ndalimi i të gjitha aktiviteteve ndërtuese që nuk janë në pajtim me ligjet, Rrënimi i të gjitha strukturave të ndërtuara që nuk janë në pajtim me ligjet, Shpallja e vitit 2014, si vit të luftës kundër praktikave degraduese dhe kundërligjore në urbanizmin e qytetit, Themelimi i një grupi punues për të hartuar Planin e Veprimit për Rend Urbanistik, Krijimi i mekanizmave konkret të bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile, Kujdes i veçantë ndaj Qendrës Historike të Prizrenit.

“EC Ma Ndryshe” dhe “Dokufest” i bëjnë thirrje të gjitha grupeve të komunitetit, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve që të bëhen pjesë e kësaj iniciative dhe të angazhohen në mbledhjen e sa më shumë nënshkrimeve. Pikat aktuale të mbledhjes së nënshkrimeve janë: Sheshi Shadërvan, shëtitorja e Marashit, ekipet lëvizëse nëpër lagjet e qytetit dhe një numër i lokaleve afariste kryesisht në qendër të qytetit. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Kush është 29-vjeçarja shqiptare që përplasi për vdekje vëlla e motër në Kroaci!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koraci dy ditë më parë, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën vëlla e motër, 21...

Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë

Të dielën, më 14 prill parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-25...

Lajmet e Fundit