21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Peticioni kundër lojërave të fatit dorëzohet sot në Kuvend

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se mbi 11 mijë nënshkrime janë mbledhur nga qytetarët për peticionin, i cili kërkon shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.

“Këtë të drejtë kushtetuese e kërkuan qytetarët dhe bashkërisht me subjektet politike, u organizuam që kjo të realizohet si reagim qytetar, ndaj ngjarjeve tragjike që ndodhën në komunën tonë”, shkruan ai në Facebook.

Muharremaj ka bërë të ditur se peticioni ka përfunduar dhe nesër së bashku me përfaqësuesit e subjekteve politike, do ta dorëzojnë në Parlamentin e Kosovës. Ai falënderon të gjithë qytetarët për mbështetjen dhe secilin vullnetar që dha kontributin e tij.

Ndryshe, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka njoftuar se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të shfuqizohet ligji ekzistues për lojërat e fatit, pas dy rasteve të vrasjeve brenda objekteve të lojërave të fatit në Suharekë dhe Lipjan.

Më Shumë

Në SBASHK shtohen kërkesat për të rikthyer protestat e grevat

Në takimin e rregullt me kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve që ka organizuar SBASHK-u janë zhvilluar biseda për situatën aktuale në arsim...

Marku rikthehet në ring me një super përballje më 31 mars

Florian Marku do të rikthehet në ring të dielën e 31 marsit. Kundërshtari i tij do të jetë Chris Kongo dhe pritet të jetë...

Lajmet e Fundit