16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Pezullohen të gjitha vizitat e deputetëve jashtë vendit

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit sot është vendosur që deputetëve t’u pezullohen të gjitha vizitat jashtë vendit deri më 20 shkurt.

Kryesia e Kuvendit ka mbajtur sot mbledhjen e parë që prej kthimit nga pushimet. Kjo mbledhje i dha rastin për herë të parë diskutimit për zhbërjen e Gjykatës Speciale, pasi deri sot nuk po bëhej kuorumi.

Kryesia vendosi që Projektligjin për Gjykatën Speciale t’ia dërgojë Qeverisë për shqyrtim.

Ndërsa në këtë mbledhje, po ashtu, u vendos që deputetëve t’u pezullohen të gjitha vizitat jashtë vendit deri më 20 shkurt. /Express/

Më Shumë

Sot moti me vranësira dhe intervale me diell

Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të ketë reshje shiu,...

65 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

65 aksidente trafiku janë raportuar në polici brenda 24 orëve. 18 nga to me të lënduar, ndërsa 47 me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar...

Lajmet e Fundit