6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Piu helm, vdes 56-vjeçari nga Suhareka

Një 56-vjeçar nga një fshat i Suharekës ka vdekur, mjekët thonë se ai ishte helmuar.

Në spital ishte sjellë në gjendje shumë të rëndë.

E kur ekipi mjekësor e ekzaminoi 56 vjeçarin nga fshati Shirokë i Suharekës, u mor vesh se në trupin e tij gjendej një lëndë toksike.

V. Kokollari kishte pirë një lloj helmi nga i cili mjekët nuk munden ta shpëtojnë, raporton T7.

Urim Skeraj, mjeku që ka kontrolluar 56-vjecarin, ka treguar se si ishte gjendja e tij kur ishte pranuar në spital.

Skeraj ka bërë të ditur po ashtu se familjarët e viktimës kishin treguar që ai kishte kohë që ishte në depresion dhe vdekja e tij është konstatuar si vetëvrasje.

Sipas informacioneve që ka televizioni T7, problemet familjare që kishte Kokollari kishin bërë që ai të mos përballojë më dhe gjendja e tij emocionale ishte rënduar.

Megjithatë, Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh rastin e 56 vjecarit e ka cilësuar vdekje të dyshimtë.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, për t`iu liruar më pas familjarëve për ceremoninë e varrimit.

Më Shumë

Xhamia e Mlikës së Dragashit më e vjetër në Kosovë, besohet se u ndërtua nga një familje siriane

Xhamia e ndërtuar 735 vjet më parë në fshatin Mlikë të Komunës së Dragashit në jug të Kosovës është xhamia më e vjetër në...

Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka shqiptuar një mijë e 516 gjoba trafiku në 24 orët e fundit. Ndërkaq, janë regjistruar edhe numri i përgjithshëm i aksidenteve...

Lajmet e Fundit