6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

PK-ja mban tubim me qytetarët e lagjes “Lakuriq”

Lakuriq 6Partia Konservatore e Kosovës në dyjavëshin e fundit të fushatës elektorale ka intensifikuar aktivitetet elektorale dhe ka takuar banorët e lagjes “Lakuriq” dhe rrugëve të tjera që gravitojnë në këtë lagje. Qytetarët dhe simpatizantët e Partisë Konservatore janë  njoftuar me Beni Kizollin, kandidatin për kryetar të Komunës së Prizrenit dhe me kandidatët tjerë për Asamblenë Komunale të Prizrenit nga kjo anë.

Para një prezence të madhe dhe të një interesimi të shtuar të banorëve të këtyre lagjeve kryetari i partisë Munir Basha tha se arsyet se pse është formuar dhe pse garon Partia Konservatore e Kosovës në këto zgjedhje komunale. “Duke parë këtë gjendje të mjerueshme e cila ndodh vazhdimisht për shkak të qeverisjes kaotike, jo vizionare dhe korruptive ne kemi ndier një obligim moral që të themi jo kësaj dukurie negative dhe që të ndryshojmë për të mirë këtë gjendje që shkon në dëm të qytetarëve të Prizrenit”.

“Jemi dëshmitar të premtimeve marramendëse dhe jo reale për investime në Prizren. Nëse vazhdojnë këto premtime të cilat nuk bazohen në arsye të shëndosha atëherë nuk do të çuditemi nëse disa parti ofrojnë edhe investime miliardëshe në Prizren”

Ndërsa Beni Kizolli, kandidat i PK-së për kryetar të Prizrenit tha se është koha që qytetarët të dalin në zgjedhje. “Ju bashkëqytetarët e mi  dilni në mënyrë masive në zgjedhje dhe  merrëni në duart tuaja fatin tuaj dhe gjithë së bashku të bëjmë ndryshime. Pasi që ne bashkëjetojmë me ju, të gjithë së bashku ndiejmë pasojat e qeverisjes së keqe në Prizren. Nëse bashkohemi të gjithë atëherë mund të bëjmë ndryshime duke zbatuar programin tonë i cili është vizionar me përgjegjësi të plotë, transparencë dhe ndershmëri”.

Në këtë tubim është trajtuar edhe çështja e sportit prizrenas për të cilin ka folur Behajdin Gjinali, kandidati i PK-së për Asamblenë Komunale, i cili theksoi se, “infrastruktura e dobët sportive dhe jo interesimi i strukturave qeverisëse për këtë fushë kanë sjellë një dëm aq të madh sportit prizrenas saqë të rinjtë nuk kanë aspak motive të merren me sport. Partia Konservatore e Kosovës është për një reformim total të sistemit sportiv me qëllim të ringjalljes së sportit prizrenas dhe synojmë që të lobojmë duke bërë nxitjen e politikave investuese dhe zhvillimore sportive. Dikur sporti prizrenas ishte krenaria e shoqërisë kosovare ndërsa tani është në humnerë pa asnjë perspektivë”,tha  Gjinali.

Në këtë takim u bë edhe prezantimi i kandidatëve për Kuvend të  Prizrenit nga kjo lagje, si: Fidan Bajmaku, Gjeni Mashkulli,  Bukurije Spahiu, Blerim Fishekqiu dhe Agron Kyqyku/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Enea Koliqi, ‘Ylli i javës’ në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 29-të...

Moti sot: Me shi dhe reshje bore

Këtë të mërkurë në Kosovë pritet të ketë ulje drastike të temperaturave ku priten reshje shiu. Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të...

Lajmet e Fundit