12.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

PK-ja premton zgjidhjen e problemit për skamnorët

PK-Prizren5-24Partia Konservatore e Kosovës sot ka vizituar gjellëtoren humanitare “Jetimët e Ballkanit” në Prizren. Gjatë kësaj vizite PK-ja prezantoi projektin “ Kuzhina Popullore në Qeverisjen Kizolli”.

Kryetari i shoqatës Halil Kastrati, falënderoi Partinë Konservatore të Kosovës për këtë vizitë dhe interesim.

“Gjellëtorja humanitare edhe pse shpesh me kushte të vështira vazhdon të funksionojë, por shpresojë që pas zgjedhjeve të 3 nëntorit secila parti që formon qeverinë të interesohet më tepër duke dhënë kontribut më të madh në këtë aspekt dhe kërkoi që kuzhina popullore të mos anashkalohet sepse është shumë e nevojshme për një pjesë të shoqërisë’’.

Kryetari i PK-së Munir Basha u shpreh i zhgënjyer me gjendjen aktuale të kuzhinës popullore . Ai shtoi se gjatë punës së tyre në Asamblenë Komunale e kanë ngritur disa herë këtë çështje dhe njëkohësisht kanë kushtëzuar miratimin e buxhetit komunal me mbështetjen e kësaj iniciative, por fatkeqësisht qeveria komunale me kryetarin aktual nuk e kanë marrë parasysh këtë propozim.

Basha premtoi se pas datës 4 nëntor, Partia Konservatore me qeverisjen e saj do të angazhohet sinqerisht në zgjidhjen e problemeve të skamnorëve sepse ky është problem edhe i yni por edhe i gjithë vendit.

Nga ana tjetër kandidati i PK-së për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli tha se në kuadër të platformës politike të hartuar nga kabineti për qeverisje të mirë është edhe sektori i mirëqenies sociale dhe në kuadër të saj si projekt me prioritet është Kuzhina Popullore.

Ndërsa Shaban Basha shtoi se qëllimi kryesor i Kuzhinës Popullore do të jetë zbutja e përkohshme e krizës ekonomike dhe të varfërisë.” Kuzhina popullore me qeverisjen tonë fillimisht do të shërbejë me një shujtë në ditë, do të ketë një vend të përshtatshëm me një qasje të duhur dhe në kuadër të saj do të bëjmë edhe shpërndarjen mobile të ushqimit”/PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Latifi në Kavajë mbjell pemën e miqësisë në emër të Komunës së Rahovecit (FOTO)

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, njofton se me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, bashkë me kryetarët e komunave...

Përurohet Muzeu i masakrës në Krushë të Madhe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marr pjesë në përurimin e Muzeut të masakrës së Krushës së Madhe të Rahovecit, raporton Ekonomia Online. Muzeu përmban...

Lajmet e Fundit