8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

A po përgatiten Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi për zgjedhje të reja?

Fatmir Limaj dhe jakup Krasniqi22Partitë politike kanë nisur të dalin edhe nëpër terren për t’u takuar me strukturat partiake. Më së shpeshti po shihet Albin Kurti i Vetëvendosjes. Ndërsa, sot, Fatmir Limaj e Jakup Kransiqi mblodhën të gjithë Kryetarët e Këshillave të NISMA’s për Kosovën. A po bëhen krejt këto lëvizje si parapërgatitje për zgjedhje të reja?
Lexojeni njoftimin e plotë të NISMA për Kosovën

NISMA për Kosovënmbajti mbledhje me kryetarët e këshillave të NISMËS nëpër komuna

NISMA për Kosovën sot ka mbajtur mbledhjen e saj të radhës me kryetarët e këshillave të degëve nëpër komuna.

Në këtë mbledhje është diskutuar për situatën politik në vend, për qëndrimin e NISMËS për Kosovën karshi situatës së krijuar dhe për projektet e ardhshme të subjektit NISMA për Kosovën.

Kryetari i NISMA për Kosovën, z. Fatmir Limaj dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, z. Jakup Krasniqi, kanë njoftuar kryetarët e këshillave të degëve të Nismës, për zhvillimet politike në vend.

Qëndrimi që po mban NISMA për Kosovën në këtë fazë politike të vendit, mori mbështetje edhe në këtë takim, ku sipas kryetarëve të këshillave të NISMËS, qëndrimi që është duke mbajtur NIISMA për Kosovën, është në interes të qytetarëve të Kosovës, dhe që ka vetëm një qëllim, ndryshimin e kësaj qeverisje.

Mbledhjen me kryetarët e këshillave të NISMËS për Kosovën nëpër komuna, e mbizotëroj debati për situatën e rëndë në vend, poashtu temë e rendit të ditës ishte edhe riorganizimin nëpër këshillat e NISMËS, me qëllim të një funksionimi sa më të mirë të projekteve të ardhshme politike, të cilat do të realizoj NISMA për Kosovën.

Më Shumë

Tri përballje interesante në Albi Mall Superliga – vëmendja në Suharekë

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë në Suharekë, pasi Ballkani është nikoqir i Dritës për...

Mira Murati, anëtarja më e re e Akademisë së Shkencave

Shqiptarja Mira Murati, një nga emrat më të njohur në botën e teknologjisë, do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Asambleja e...

Lajmet e Fundit