8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Policia bastisë “Muzikat” e Prizrenit

“Drejtësia në Kosovë” ka transmetuar pamjet e aksionit të policisë së Prizrenit në bastisjen e lokaleve të cilat ushtrojnë aktivitet gjatë natës.
Zyrtarë të policisë në nisje kanë sqaruar se aksioni është inicuar me qëllim zbulimin e aktiviteteve ilegale dhe veprimtarive të ndaluara pasi sipas tyre në këto vende qëndrojnë persona me të kaluar kriminale.

Aksioni siç shihet në pamje ka nisur në orën 24 të natës kohë kjo kur lokalet janë duke punuar.

Në pamjet e transmetuara janë shfaqur kontrollet e detajuara për punonjëset e lokaleve të njohura si “valltare’ e po ashtu pamje të kontrollave individuale të punonjësve dhe mysafirëve.

Siç shihet në pamje gjatë kontrolleve policia ka zbuluar drogë dhe armë zjarri të cilat janë konfiskuar.

Aksioni është mbështetur nga njësi të specializuara të policisë të cilët siç shihet në pamje kanë kryer ndërhyrje të shpejtë duke përdorur edhe armët e gjata. Aksioni është zhvilluar në tri prej lokaleve të identifikuara prej policisë.

.

 

 

Më Shumë

Divorci Besi-Xhensila? Habit avokati: Ata po ndahen për pasuritë e Ilir Metës, kanë vila e prona miliona euro

Avokat Idajet Beqiri teksa ka komentuar ndryshimin e stilit të jetesës së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka theksuar se edhe aktori...

Qethja e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal Paluca (Foto)

Zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nw Prizren  kanë asistuar në qethjen e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal...

Lajmet e Fundit